Politike

Meta publikon foto nga turi me Berishën: Kandidatët tanë janë më programe konkrete

Meta shkruan se kandidatët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" do të sjellin ndryshimin në vend.

23 Prill 2023, 09:56 Nga I.A
Meta publikon foto nga turi me Berishën: Kandidatët tanë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar foto nga turi i takimeve të fushatës zgjedhore dhe kreun e PD-së Sali Berisha. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se kandidatët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" do të sjellin ndryshimin në vend.

Postimi i Plotë:

Nga Selenica në Konispol punohet me përkushtim dhe entuziazëm për Ndryshimin dhe Qarku i Vlorës do të jetë në krye të surprizave që do të sjellë 14 Maji! Kandidatët e "Bashkë Fitojmë" kudo mbizotërojnë me integritetin dhe programet e tyre konkrete, që sjellin zgjidhje dhe shërbime për qytetarët. Bashkë Fitojmë!

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll