Politike

Berisha: Kandidati i Ramës po sjell mafian e Durrësit në Sarandë, kërkojnë zona për veprimtarinë e tyre kriminale

Ai shtoi se në Durrës e kanë kuptuar se do të fitojë Igli Cara, ndaj janë fokusuar në Sarandë. 

22 Prill 2023, 19:43 Nga F.M
Berisha: Kandidati i Ramës po sjell mafian e Durrësit në
Sali Berisha

SARANDË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po tenton që të dërgojë mafian në Sarandë. Teksa prezantonte kandidatët e tij për Sarandën dhe Konispolin, Berisha tha se Rama dëshiron të dërgojë mafian e Durrësit në Sarandë. Ai shtoi se në Durrës e kanë kuptuar se do të fitojë Igli Cara, ndaj janë fokusuar në Sarandë. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Po marrim kandidatët, ja ku është zoti Cikuli, ja ku është zoti Shero. Ku është ai kandidati i Sarandës, a e dini ju kush është ai? Ju se njihni asnjë, nuk e njeh asnjë socialist. Ju them unë kush është ai. Asnjë socialist nuk e njeh. Ai vjen nga Durrësi, ai vjen me mision të kobshëm, ai vjen për të sjellë këtu mafian e tmerrshme të Durrësit. Sepse e shofin se Durrësi po u ikën, Igli Cara do të fitojë dhe tani kërkojnë zona për veprimtarinë e tyre kriminale dhe mendojnë se mund të mashtrojnë sarandiotët. Po nga doli ai njëherë. Po si ka mundësi që Saranda me këta burra, me këto gra, me këta të rinj, të mos ketë një njeri për ta kandiduar, por do ta sjellim nga Durrësi pasi ka bërë shkollën e mafias së Durrësit. Ky është kandidati, ky është vlerësimi i Edi Ramës për Sarandën.

sali berisha

Sondazh

Poll