Politike

Meta: Rilindja me Sarandën dhe Butrintin është sjellë si një organizatë kriminale

Meta tha se qyteti është i rrethuar nga uji, por nuk e ka ende të zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm.

22 Prill 2023, 19:18 Nga F.M
Meta: Rilindja me Sarandën dhe Butrintin është sjellë si
Ilir Meta

SARANDË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se sjellja e Rilindjes me Sarandën e Butrintin ka qenë e njëjta me atë të një organizate kriminale. Teksa ndodhej krah kryedemokratit Sali Berisha Sarandë për prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Meta tha se qyteti është i rrethuar nga uji, por nuk e ka ende të zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm. Kreu i Partisë së Lirisë tha se duhet biseduar me qytetarët e Sarandës, në mënyrë që kandidatëve të BF-së tu jepet një mundësi për të shndërruar qytetin.

“E tmerrshme që Saranda është e rrethuar nga uji dhe ende nuk e ka të zgjidhur situatën me ujin. Fondet e tenderat janë grabitur. Sjellje tërësisht anti-kombëtare dhe grabitqare, ajo e sjelljes së Rilindjes me Butrintin. Rilindja është sjellë si organizatë kriminale. Jep leje për pallate mbi pallatet, pa asnjë vizion për të ardhmen. Qëllimi ynë ka qenë prezantimi i kandidatëve që mbrojnë interesin e qytetarëve, ndaj u ndoq rruga e Primareve dhe kandidatët i zgjodhët vetë ju. Ju e dini si janë imponuar e katapultuar kandidatët e palës tjetër. Klani më i fortë bëri pagesat më të shumta e u parashutuan. Këto tre javë të vrapojmë që të bisedojmë me çdo qytetar që t’i japim një mundësi Sarandës, sepse është një brand i jashtëzakonshëm që kërkon një vizion të jashtëzakonshëm që të kthehet në mundësinë e jetës për sarandjotët që ta shohin të ardhmen në këtë qytet,”- tha Meta ndër të tjera.

ilir meta fushata 2023

Sondazh

Poll