Politike

“Mos prisni t’i biem violinës”, kandidati i Berishës i bën thirrje DEA-s në Tiranë: Kryebashkiaku mbledh kartat e identitetit për vota, hajde shikoni si krimi pastron paratë

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” tha se do të bëhet gjithçka që qytetarët të votojnë të lirë e të pandikuar, ndërsa shtoi se ka mbaruar koha ku PD linte terren të lirë dhe nuk vepronte nga frika e bandave.

22 Prill 2023, 19:12 Nga F.M
“Mos prisni t’i biem violinës”, kandidati i Berishës
Indrit Hoxha

TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, ka deklaruar e kjo bashki është e “pushtuar” nga bandat. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai i ka bërë thirrje edhe zyrës së DEA-s në Tiranë që të shkojë në Vorë dhe të shohë se si përdoren paratë e krimit. Zoti Hoxha ka denoncuar gjithashtu faktin qytetarët e aq më tepër administrata po shantazhohet për të siguruar vota, praktikë kjo që sipas tij po ndiqet nga kryetari aktual i bashkisë, i frikësuar mbi atë që pritet të ndodhë më 14 maj. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” tha se do të bëhet gjithçka që qytetarët të votojnë të lirë e të pandikuar, ndërsa shtoi se ka mbaruar koha ku PD linte terren të lirë dhe nuk vepronte nga frika e bandave.

Pjesë nga diskutimi në studio:

I bëj thirrje zyrës së DEA Në Tiranë, të vinë e të instaloheni në Vorë për të parë si grupet kriminale përdorin paratë e pista atje. Jemi në fazë hetimi. Kryebanditi dhe ai që drejton simfoninë është Rama, dihen lidhje e tij me krimin në Shqipëri.

Vora vatër e nxehtë. Si mendoni do jetë 14 maji për Vorës?

Do jetë ditë e bukur. Kemi një sistem votimi e numërimi elektronik, rezultati do dalë brenda 1 orë nga mbyllja e procesit. Mos prisni nga opozita t’i bjerë violinës. Do marrim çdo masë për të parandaluar çdo gjë të jashtë ligjshme e për ta denoncuar. Koha kur PD linte terren bosh e nuk shkelte në vende të caktuara për shkak të grupeve kriminale ka marrë fund një herë e mirë.

Alibeaj akuzon PD e Berishës dhe mazhorancën në lidhje me bandat. Si e komentoni? 

E ndoqa dhe më erdhi shumë keq. I them të vij në Vorë e të shohë kush i ka bandat dhe kush i bën shantazhet. Kur të vijmë në qeverisjen vendore bandat do shkojnë përballë drejtësisë. Në këto zgjedhje mendoj që Vora do jetë më e qetë se sa në zgjedhjet e tjera, ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët t’i drejtohen të qetë e të pa shantazhuar në kutitë e votimi, pavarësisht se për kë do të votojnë. Objektivi ynë është 9 mijë në bashkinë e Vorës. Sot kryetari i bashkisë Vorë po i bën presion administratës i kërkon nga 20 karta identiteti që t’i ketë vota të sigurta sepse e ndjen tërmetin që ka nën këmbë.

Marrë nga BW

indrit hoxha fushata 2023

Sondazh

Poll