ME VIDEO/ Gazment Bardhi mbështet hapur kandidatin e Berishës, ‘braktis’ Alibeajn: Tom Doshi do dorëzojë çelësat e Bashkisë
Më herët, deputeti i PD-së bëri një postim në rrjetet sociale, por nuk e përmendte emrin e Hilës duke shprehur mbështetjen e tij vetëm për listën e hartuar për anëtarët në Këshillin Bashkiak.
VAU I DEJËS- Ndryshe nga postimi me foto në Facebook ku deputeti Gazment Bardhi ‘fshehu’ mbështetjen për Zef Hilën, emrin e zgjedhur si kandidat për Bashkinë e Vaut të Dejës nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha e Ilir Meta, pamjet flasin ndryshe. Në videon që tregon takimin e Bardhit me strukturat e Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, deputeti dëgjohet të thotë se është krah Hilës. Ajo që ka rëndësi, sipas Bardhit, është që Tom Doshi të ‘dorëzojë çelësat’ e kësaj bashkie.
“Ajo që dua të siguroj nga kryetari deri tek anëtari i fundit në këtë sallë është se unë jam në krahun tuaj. Ajo që ju doni, është që në 14 maj, Tom Doshi të dorëzojë çelësat e Bashkisë së Vaut të Dejës që e ka marrë pa të drejtë në vitin 2019. Jam i vetëdijshëm që kandidatura është më potencial që kur ka dalë. Madje me Zefin kemi diskutuar që në 2021-shin,”- thotë Bardhi duke braktisur hapur të zgjedhurën nga Enkelejd Alibeaj për këtë bashki, Klomentina Drini.
Më herët, deputeti i PD-së bëri një postim në rrjetet sociale, por nuk e përmendte emrin e Hilës duke shprehur mbështetjen e tij vetëm për listën e hartuar për anëtarët në Këshillin Bashkiak.
Në momentin që nisi përgatitja për zgjedhjet lokale, PD-ja që zgjodhi të mos mbështeste kryedemokratin Berisha u nda në dy grupe të tjera, një pjesë që kërkonin të dilnin me kandidatë për kryebashkiakë, pjesë e të cilëve ishte edhe vetë Alibeaj dhe një pjesë tjetër që kërkonte të listoheshin vetëm për këshilltarët bashkiakë. Bardhi mbështeste alternativën e dytë, por Alibeaj vijoi me programin e tij dhe prezantoi emrat e rinj.
Në Vaun e Dejës nuk i funksionoi, pasi kundër Drinit dolën të gjithë demokratët e zonës që përmes një letre dhanë mbështetjen e plotë për Hilën. Megjithatë, edhe emrat e tjerë të zgjedhur nga Alibeaj nuk rezistuan shumë, duke u dorëhequr një nga një, ndërkohë që zgjedhjet janë vetëm tre javë larg…
Sondazh
Bardhi ‘përjashton’ kandidaten e Alibeajt nga tabloja në Vaun e Dejës: Me një emër të vetëm të mposhtim bandat
Gazment Bardhi VAU I DEJËS- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi vijon të mbajë të njëjtat qëndrime përsa...
FOTOT/ PS dhe Alibeaj me fushatë të përbashkët, kreu i PD-së mbjell pemë me Erion Isain, i kërkon ‘nderin’: Na restauro murin rrethues të kishës
Erion Isai dhe Jani Liço TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka bërë një listë emrash me të c...
“Sillni emrat e sigurtë dhe jo”/ Klosi presion administratës në Vlorë: Të hënën do jepni llogari për fushatën, ejani bashkë me listat
Blendi Klosi VLORË- E gjithë administrate në Vlorë është detyruar që të marrë pjesë në fushatën...
Zgjedhjet lokale/ KQZ jep vendimin për fondet, PS rrëmben pjesën më të madhe të 'tortës', Alibeaj merr afro 25 mln lekë, sa u ndanë për Metën
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë afron 100 milionë lekë të reja për partitë që gar...
Belind Këlliçi mbështet projektin “Portat e Hapura”, vilat e vjetra do të restaurohen për t'u kthyer në atraksione turistike
Belind Këlliçi Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore do të jetë në fokusin e punës së kryebashkiakut të ard...
ME VIDEO- Berisha ngatërron emrin e kandidatit të tij në Kavajë: Rivalët e Fisnikut.....
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është në takime të përditshme e edhe ndonjë lapsus...
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për kryetarin e 'Bashkë Fitojmë'/ Kaso: Pushteti po na cakton edhe të “zotin e shtëpisë”
Ivi Kaso TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore i Berishës, Ivi Kso, në një deklaratë për shtyp, e quajti ve...
DENONCIMET- Berisha: Bashkëshortja e Fation Duros vodhi në hipotekë e u arratis, kandidati i Hasit i arrestuar 5 herë
Sali Berisha PËRMET- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar dy kandidatët e Ramës për bashkinë e Patosit dhe Hasit. Beri...
Premtimi i Këlliçit për nënkalim te sheshi 'Skëndërbej', Rama: Një GROPË do hapë! Kanë 30 vjet që bëjnë këtë gjë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ironizoi premtimet e bëra nga kundërshtarët. Teksa ishte i pranishëm sot në Bashkin&eu...
Alibeaj për Berishën: Po çon demokratët të Partia e Lirisë! Do të forcojë Metën e të bëjë pazar me Ramën
Enkelejd Alibeaj PATOS- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se interesi i vetëm i Berishës është të mbr...
