Politike

Bardhi ‘përjashton’ kandidaten e Alibeajt nga tabloja në Vaun e Dejës: Me një emër të vetëm të mposhtim bandat

Bardhi shkruan se mbështet listën për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës, por nuk përmend emrin e Drinit. E vetmja gjë që shkruan është se situata e krijuar dhe presioni nga bandat në pushtet, sipas Bardhit, kërkojnë unifikimin e çdo opozitari rreth një kandidati të vetëm.

22 Prill 2023, 17:40 Nga F.M
Bardhi ‘përjashton’ kandidaten e Alibeajt nga tabloja në
Gazment Bardhi

VAU I DEJËS- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi vijon të mbajë të njëjtat qëndrime përsa i përket situatës politike në Vaun e Dejës. Pavarësisht se ka deklaruar prerë se rrugët e tij me kryedemokratin Sali Berisha janë të ndara, në këtë zonë nuk po ndodh e njëjta gjë. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, grupi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj nxorri si kandidate për bashkinë Klomentina Drinin, por ky emër nuk e gëzon mbështetjen e demokratëve të zonës. As të Bardhit.

Kjo gjë vihet re edhe në një postim të bërë nga deputeti. Krahas fotove të publikuara, Bardhi shkruan se mbështet listën për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës, por nuk përmend emrin e Drinit. E vetmja gjë që shkruan është se situata e krijuar dhe presioni nga bandat në pushtet, sipas Bardhit, kërkojnë unifikimin e çdo opozitari rreth një kandidati të vetëm, për të mposhtur të keqen dhe për të bërë realitet ndryshimin. A është ky një mesazh për përpkrahjen e Zef Hilës, emri që ka zgjedhur koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta?

Postimi:

Në takimin me Kryesinë e Degës Vau i Dejës i shpreha gjithë mirëkuptimin dhe mbështetjen time për qëndrimin lidhur me zgjedhjet e 14 Majit. Situata e krijuar dhe presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e çdo opozitari rreth një kandidati të vetëm, për të mposhtur të keqen dhe për të bërë realitet ndryshimin.  PD ka paraqitur një listë të shkëlqyer për Këshillin Bashkiak të Vaut të Dejës, me gra e burra, djem e vajza që e duan Vaun e Dejës dhe qytetarët e tij. Lista kryesohet nga z. Gjon Marku, ish kryetar bashkie, një personalitet i zonës dhe administrator lokal me integritet dhe profesionalizëm. Së bashku me ekipin e kandidatëve për këshilltarë të PD ndamë qëndrimin e përbashkët se për 4 vjet Bashkia e Vaut të Dejës është marrë peng nga Tom Doshi, ortaku politik i Edi Ramës. 14 Maj është dita që Bashkia e Vaut të Dejës të çlirohet nga pengmarrja e Edi Ramës dhe ortakut të tij, për t’iu rikthyer punëve të mira të lëna pezull që në 2019.

gazment bardhi klementina drini

Sondazh

Poll