Politike

FOTOT/ PS dhe Alibeaj me fushatë të përbashkët, kreu i PD-së mbjell pemë me Erion Isain, i kërkon ‘nderin’: Na restauro murin rrethues të kishës

Dhe për këtë të fundit, kryebashkiaku thotë se do të nisin punimet, por pas 14 majit.

22 Prill 2023, 16:54 Nga F.M
FOTOT/ PS dhe Alibeaj me fushatë të përbashkët, kreu i
Erion Isai dhe Jani Liço

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka bërë një listë emrash me të cilët do të futet në garën e zgjedhjeve lokale të 14 majit, por siç duket fushatën e kanë të përbashkët me Partinë Socialiste. Të paktën në Kolonjë. Kjo pasi, kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai ka arritur që bashkë me kreun e PD-së së zonës, Jani Liço që mbështet Alibeajn, të mbjellë pemë, gjë që është kthyer edhe në simbolin e fushatës së PS-së për këto zgjedhje.

Por, pemët s’janë e vetmja gjë që i kanë bërë bashkë. Në një postim në Facebook, krah krah fotove ku shfaqet me Liçon, Isai shkruan se kreu i PD-së i ka kërkuar dhe që të restaurojë dhe murin rrethues të kishës në Prodan. Dhe për këtë të fundit, kryebashkiaku thotë se do të nisin punimet, por pas 14 majit.

Postimi:

Prodan / me kryetaren e PS së Prodanit dhe kryetarin e PD (vulës dhe rithemelimit) të Prodanit mbollëm blina në krah të kishës së fshatit. Kryetari i PD më kërkoi që pas zgjedhjeve të restaurojmë murin rrethues të kishës, të cilën ja premtova se do ta bëjmë menjëherë pas 14 majit!

erion isai jani lico

Sondazh

Poll