Politike

“Sillni emrat e sigurtë dhe jo”/ Klosi presion administratës në Vlorë: Të hënën do jepni llogari për fushatën, ejani bashkë me listat

Takimi pritet të zhvillohet ditën e hënë gjatë të cilit koordinatorët ku do të japin llogari për punën që kanë bërë deri tani.

22 Prill 2023, 16:35 Nga F.M
“Sillni emrat e sigurtë dhe jo”/ Klosi presion
Blendi Klosi

VLORË- E gjithë administrate në Vlorë është detyruar që të marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit. FaxNews raporton se Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi u ka dhënë urdhër të gjithë drejtorëve e punonjësve të administratës që të shkojnë në takim bashkë me një listë emrash zgjedhësish. Takimi pritet të zhvillohet ditën e hënë gjatë të cilit koordinatorët ku do të japin llogari për punën që kanë bërë deri tani. Ata duhet të dërgojnë edhe emrat që kanë ose jo të sigurt se do të mund të votojnë për të majtët:

Lista e kordinatorëve:

Ëngjëll Avdulaj- Drëjtor i Burgut

Irena Stasa- Drejtore e shërbimit social

Daut Zeraj- Shefi Financës së Bashkisë

Albi Gjenerali- Drejtor i Oshee

ANILA hitaj- drejtore e shtëpisë së foshnjës

Anjëza Shiko- Drejtore e Tatimeve Bashki

Ermal Sinaj- Drejtor i agjencisë së Bregdetit.

IRrena Toshkallari- Drejtore e Arsimit

Olta Ganaj- Drejtore e Spitalit Psikiatrik

Vilma Bello- Zv ministre Turizmi

Ani Binaj- Drejtor I Aku

Besnik Këndezi- drejtor i Tecit

Arnold Rrokaj- Drejtor i Imt Bashki

saniela Xhaferri- Drejtore e zyrës së Punës

Flamur Mama – Prefekt

Aulona Veizi- Nënkryetare Bashkie

Shkëlqim Rama- Drejtor i Postës

Brunilda Saliaj- Drejtore e shërbimeve Shoqërore

Edmond Leka- Drejtor i Shërbimeve Publike Bashki

Sokol Kananaj- Drejtor i Tatimeve

Elona Hodaj- Drejtore e Ujësjellësit

fushata 2023 blendi klosi

Sondazh

Poll