Politike

Paralajmërimi për bashkitë që zgjedhin fitues kandidatin e opozitës, Rama: Kush fut gomarin me dy veshë të gjata, ta harrojë Qeverinë

Rama u tregua i drejtpërdrejt kur tha se nëse Bashkinë e Kamzës e fitojnë kundërshtarët, nuk do të ketë mbështetje nga qeveria për projektet.

22 Prill 2023, 11:53 Nga A.B
Paralajmërimi për bashkitë që zgjedhin fitues kandidatin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu rikthye fushatës elektorale pas operacionit për heqjen e apendicitit, dhe kërkoi votën e qytetarëve për Rakip Sulin. Ai u tregua i drejtpërdrejt kur tha se nëse Bashkinë e Kamzës e fitojnë kundërshtarët, nuk do të ketë mbështetje nga qeveria për projektet.

"Kush do fusi gomarin me dy veshë të gjata në bashki, ta harrojë qeverinë. Ne nuk mundet kurrë që të na vënë para këta medemek në emër të votës, të na detyrojnë të bahskëpunojmë me individë të shpallur non grata, jo nga unë por nga SHBA-të"-tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll