Politike

"Ma vini pak Tit Vullkanin"/ Për inat të komenteve negative, Rama kërcen me ritmet e këngës së fushatës

Rama tha se ka pasur komente për këngën e fushatës po që nuk i merr parasysh duke qënë se ato dëgjojnë çdo ditë Metën dhe Berishën. 

22 Prill 2023, 11:25 Nga A.B
"Ma vini pak Tit Vullkanin"/ Për inat të komenteve negative,
Rama

TIRANË- Edhe pse ka vetëm pesë ditë që është operuar, kryeministri Edi Rama ia merr vallen e kërcen sikur s'ka kaluar një problem shëndetësor. Gjatë takimit me socialistët në Kamëz, Rama tha se ka pasur komente për këngën e fushatës po që nuk i merr parasysh duke qënë se ato dëgjojnë çdo ditë Metën dhe Berishën. 

“Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve pëlqejnë të gjitha këngët. Ma vini pak Tit Vullkanin”, tha Rama.

Më pas, ai nis e kërcen me një të moshuar, duke bërë disa lëvizje të çuditshme me duar. 

edi rama

Sondazh

Poll