Politike

"Pesë snajpera"/ Berisha i kthehet deklaratës 'bombë': Zjarrvënësi merr përgjigjen që meriton

Berisha sqaroi se ato fjalë nuk ishin drejtuar Edi Ramës si lider opozite, por si njeriu që donte të shkatërronte vendin.

21 Prill 2023, 22:13 Nga F.M
"Pesë snajpera"/ Berisha i kthehet deklaratës
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është rikthyer deklaratës së tij të fortë, të bërë në Janarin e vitit 2011 që u pasua me demonstrata të forta dhe me tragjedinë me 4 të vrarë. I ftuar në "ABC", në një intervistë 'fiction', Berisha sqaroi se ato fjalë nuk ishin drejtuar Edi Ramës si lider opozite, por si njeriu që donte të shkatërronte vendin.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A mund të na thoni kush janë ata 5 snajpera sepse mund të na duhen për ndonjë punë në Shqipëri

Sali Berisha: E vërteta është se jo liderit të Opozitës, por zjarrvënësit. Ai premtoi se do të digjte vendin dhe zjarrvënësi i shfazuar merr përgjigjen që meriton. Lideri i Opozitës nga unë, kishte bërë 1752 protesta dhe nuk kishte pasur asnjë gërvishtje të vogël.

sali berisha

Sondazh

Poll