Politike

Berisha: Kim u kërkonte prokurorëve të SPAK arrestimin tim, ata do e bënin me kënaqësi

Kreu i Partisë Demokratike tha se ata nuk e bënin dot sepse nuk kishin prova.  

21 Prill 2023, 22:12 Nga F.M
Berisha: Kim u kërkonte prokurorëve të SPAK arrestimin tim, ata
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u ka kërkuar prokurorëve arrestimin e tij. I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Berisha tha se edhe vetë prokurorët do të kishin dashur ta bënin me shumë kënaqësi këtë gjë, por nuk kishin prova. Kreu i Partisë Demokratike tha se ata nuk e bënin dot sepse nuk kishin prova.  

“Guvernatorja, ja të them unë ty. Zonja guvernatore shkonte çdo javë tek SKAP-i dhe u kërkonte arrestimin tim. Kërkonte prangosjen time. U thoshte: Pse s’e arrestoni? Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova. S’e bënin dot ata,”- tha Berisha këtë të Premte në një emisionin televiziv.

sali berisha

Sondazh

Poll