21 Prill 2023, 21:28
Nga I.A
Erion Veliaj
ITALI- Drejtuesi i Partisë Socialiste të Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar nga Lapraka se shumicën e demokratëve nuk i lidh asgjë me Ilir Metën. Duke ironizuar faktin se në fletën e votimit atyre u ofrohet të votojnë Ilir Metën dhe jo PD, Veliaj tha se ky është një poshtërim që bëhet nga dyshja Meta-Berisha, secili për hallet e veta.
“Ç’i lidh demokratët me Ilir Metën? Shqipëria i dha gjithçka Ilir Metës, president, kryeministër, ministër, gjithë jetën deputet. Saliut president, kryeministër, gjithë jetën deputet. Shqipëria u ka fal këtyre gjithçka. Dhe na doli që Ilir Meta paska qenë fuks, sigurims, 2-lekësh që shkonte spiunonte shokët. Dhe ka hall se preket nga ligji që spiunët dhe non gratat nuk vazhdojnë dot në politikë. Po a është ky halli ynë? Pse ky është halli ynë, kush ka qenë fuks? Ky është halli ynë, kush është non grata?”, deklaroi Veliaj.
Ai tha se më në fund u zbulua edhe se nga dolën paratë me të cilat Berisha hapi fushatën në stadium.
“Për të gjithë ata që thonë ku i gjejnë këta lekët, - këta nuk janë as në KQZ, këta nuk marrin as nga buxheti i shtetit, e patë përgjigjen? Rusët çojnë te llogaria e Monikës çdo muaj paratë e tyre. Si ka mundësi nga 3 milion llogari bankare që janë në Shqipëri i ra lloto Monikës? Pse nuk ju sjellin rusët ju? Pse nuk çohet Putini një ditë në mëngjes dhe të thotë “sot në Kremlin do bëjmë të lumtur një njeri në Laprakë dhe do t’i çojmë 15 mijë euro që të habitet në mëngjes dhe t’i gjejë te llogaria vet”. Si ka mundësi që llotaria e Kremlinit i bie vetëm këtyre?! Paguhen nga rusët për ta çuar Shqipërinë mbrapa. Ne do votojmë PS që Shqipërinë ta çojmë vetëm përpara,” tha Veliaj.
Në fund ai tha se demokratët do refuzojnë të votojnë në kutinë e Ilir Metës.
“Në fletë të votimit thuhet, koalicioni i tyre, Ilir Meta. Saliu po bëhet gazi i botës, lolo atje vetëm në stadium, po bëhet gazi i botës dhe i thotë demokratëve: “Votoni Ilir Metën”. A ka poshtërim me të madh që i bëhet çdo demokrati, që njeriu që ka dhunuar më shumë të djathtën, që ka fyer më shumë demokratët, që ka përçudnuar dhe sabotuar çdo qeverisje të së djathtës në Shqipëri, sot i thuhet votoni Ilir Metën, sepse në fletë votimi kandidatët, emri, kryesia e atij koalicioni të non gratave dhe fuksave është e Ilir Metës. Nëse ka demokrat që pranon të fyhet në këtë mënyrë, unë nuk kam çfarë them më. Por di të them se shumica e demokratëve që njoh, nuk i lidh asgjë me Ilir Metën, nuk i lidh asgjë me non gratën,” shtoi Veliaj.
erion veliaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
21 Prill 2023, 21:25
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për zbrazjen e stadiumit "Air Albania" gjatë kohës që po fliuste vetë...
Politike
21 Prill 2023, 21:09
Bashkia Pukë
TIRANË- Bashkia e vogël e Pukës në veri të Shqipërisë ka gati 12 mijë votues dhe qeveriset që...
Politike
21 Prill 2023, 21:04
Sondazhi
TIRANË- Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës për pëlqyeshmërinë për partit&eum...
Politike
21 Prill 2023, 21:01
Sondazhi
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës për mendimin pozitiv apo negativ në lidhje me liderët po...
Politike
21 Prill 2023, 20:30
I.A
Meta me qytetaret
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar njëtakim me qytetarët në njësinë...
Politike
21 Prill 2023, 19:43
F.M
Kolegji Zgjedhor
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dhe kërkesën e dytë të bërë nga koalicioni 'Bashkë Fitojm...
Politike
21 Prill 2023, 19:39
F.M
KAS
TIRANË- Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar vendimin e plotë, përmes ...
Politike
21 Prill 2023, 19:27
Libohovë
TIRANË- Votuesit e bashkisë së vogël të Libohovës në Shqipërinë e jugut pritet të zgjedhin ...
Politike
21 Prill 2023, 19:08
F.M
Kolegji Zgjedhor
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dhe kërkesën e dytë të bërë nga koalicioni 'Bashkë Fitojm...
Politike
21 Prill 2023, 18:31
F.M
Kolegji Zgjedhor
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka vendosur që logot e Partive dhe/ose të Koalicioneve do të qëndrojnë në flet...