Politike

Stadiumi bosh? Berisha zbulon STRATEGJINË tek Arena: Qëllimi im ishte të fitoja kamera, s’kishte asnjë problem dhe nëse zbrazej vendi

Berisha tha se për të nuk përbënte aspak problem kjo pjesë. Ai tha se qëllimi i tij ka qenë të kapë audiencën e kamerëve.

21 Prill 2023, 21:25 Nga F.M
Stadiumi bosh? Berisha zbulon STRATEGJINË tek Arena: Qëllimi im ishte
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për zbrazjen e stadiumit "Air Albania" gjatë kohës që po fliuste vetë ai për hapjen e fushatës elektorale. I ftuar në "Zonë e lirë", Berisha tha se për të nuk përbënte aspak problem kjo pjesë. Ai tha se qëllimi i tij ka qenë të kapë audiencën e kamerëve.

"Ai takim kishte tjetër qëllim. Të fitoja kamera. Qëllimi ishte për mua që ata kandidatë të kishin mundësinë t’i adresoheshin shqiptarëve. Unë kisha si synim audiencën e kamerave, doja që kandidatët tu drejtoheshin shqiptarëve, përmes kamerave. Nuk kishte asnjë problem për mua edhe nëse zbrahej stadium. Unë kam shumë respekt pë rata që erdhën, por unë u flas kamerave dhe përmes tyre, u flas të gjithë shqiptarëve. Ishte strategjia ime e komunikimit. Kishin pesë orë aty, nuk bëhen ashtu takimet me nga 5 apo 7 orë,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll