Politike

Meta takohet me qytetarë në Tiranë: Përkrahje e jashtëzakonshme për planin e Këlliçit

Meta shkruan se banorët shprehën mbështetje të jashtëzakonshme për planin e kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës, Belind Këlliçi.

21 Prill 2023, 20:30 Nga I.A
Meta takohet me qytetarë në Tiranë: Përkrahje e
Meta me qytetaret

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar njëtakim me qytetarët në njësinë numër 11 pasditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se banorët shprehën mbështetje të jashtëzakonshme për planin e kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës, Belind Këlliçi. Meta po ashtu shtoi se shërbimi i urbanit falas është një ndihmë e rëndësishme për qytetarët.

Postimi i Plotë:

Përkrahje e jashtëzakonshme për planin e Kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës, Belind Këlliçi në njësinë numër 11. Shërbimi urban falas është një ndihmë e rëndësishme për qytetarët dhe me impakt shumë pozitiv për uljen e trafikut dhe ndotjes. Bashkë me kandidatët për Këshillin e Bashkisë, Iva Çarçiu dhe Ergys Mollaymeri takuam shumë qytetarë të paduruar për Ndryshimin. Bashkë Fitojmë!

ilir meta belind këlliçi

Sondazh

Poll