Politike

PËRFUNDIMTARE! Kolegji Zgjedhor: Berisha s'vendoset në fletën e votimit, koalicioni udhëhiqet nga Meta

Pasi dëgjoi të gjitha versionet e palët në mbledhje, Kolegji Zgjedhor vendosi që në fletën e votimit të vendot emri i Metës. 

21 Prill 2023, 19:43 Nga F.M
PËRFUNDIMTARE! Kolegji Zgjedhor: Berisha s'vendoset në
Kolegji Zgjedhor

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dhe kërkesën e dytë të bërë nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë'. Vendimi u mor sot. Koalicioni që u krijua me nismën e Sali Berishës dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë kërkuar që kryedemokrati të shkruhet në fletën e votimit. Pasi dëgjoi të gjitha versionet e palët në mbledhje, Kolegji Zgjedhor vendosi që në fletën e votimit të vendoset emri i Metës.

“Kolegji vendosi rrëzimin e kërkesë padisë. Shpenzimet gjyqësore sic janë bërë. Ky vendim është i formës së prerë dhe nuk lejohet ankim”, tha trupa gjykuese.

Ankimimi kaloi në Kolegjin Zgjedhor, pasi KAS e rrëzoi një ditë më parë.

kolegji zgjedhor 21 prill 2023 sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll