21 Prill 2023, 19:27
Nga DOSJA
Libohovë
TIRANË- Votuesit e bashkisë së vogël të Libohovës në Shqipërinë e jugut pritet të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë mes kandidatit socialist Leonard Hide dhe kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Adil Xhelili. Bashkia, e cila përbëhet nga qyteza e Libohovës dhe njësitë administrative Libohovë Qendër dhe Zagorie, ka një këshill bashkiak prej 15 anëtarësh, për të cilin garojnë shtatë parti, të cilat kanë vendosur në listat e tyre të mbyllura 114 kandidatë. Me një kandidat për këshill për çdo 52 votues, kjo është një nga dhjetë partitë me numrin më të lartë të kandidatëve në raport me votuesit në vend.
Zona është qeverisur nga socialistët që nga viti 2015 ndërsa në vitet 2011-2015, demokratët kontrollonin pushtetin në tre njësitë përbërëse. Gjithsesi, zgjedhjet e vitit 2021 për kuvendin e Shqipërisë sugjerojnë se fitorja nuk është e garantuar për socialistët. Në këto zgjedhje, në nivelin e bashkisë, PS-ja mori vetëm 66 vota më shumë se sa PD dhe LSI të marra bashkë ndërsa partitë e tjera më të vogla kanë qenë historikisht një faktor i rëndësishëm në zonë, duke marrë 208 vota së bashku më 2021.
Kjo sugjeron se gara është e ngushtë, por që gjithsesi socialistët kanë avantazhe të konsiderueshme për shkak se kanë pushtetin qendror dhe administratën aktuale të bashkisë, e cila numëron 95 të punësuar. Për një bashki ku në zgjedhje hidhen jo më shumë se 2500 vota dhe ku kandidati fitues pritet të marrë diçka më shumë se sa 1200 vota, të punësuarit e bashkisë duket se përbëjnë faktor përcaktues.
Bashkia shtrihet në një sipërfaqe prej 248 kilometrash katrore, ku pjesa kryesore gjendet përgjatë luginës së Drinos ndërsa ish-komuna Zagorie shtrihet përgjatë një lugine të lartë mes maleve Dhëmbel dhe Lunxhëri. Si e gjithë zona e Gjirokastrës, banorët e bashkisë Libohovë merren kryesisht me bagëti të imta dhe me produkte blegtorale. Territori i bashkisë është i pasur me objekte të trashëgimisë kulturore historike ndërsa gjatë viteve të fundit është bërë tërheqës për turistët e natyrës dhe të aventurës. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë zakonisht më pak se 50%, duke reflektuar shkallën e lartë të emigrimit.
Marrë nga Reporter.al
zgjedhjet lokale 14 maj 2023 fushata 2023
Politike
21 Prill 2023, 19:08
F.M
Kolegji Zgjedhor
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dhe kërkesën e dytë të bërë nga koalicioni 'Bashkë Fitojm...
Politike
21 Prill 2023, 18:31
F.M
Kolegji Zgjedhor
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka vendosur që logot e Partive dhe/ose të Koalicioneve do të qëndrojnë në flet...
Politike
21 Prill 2023, 18:09
I.A
Damian Gjiknuri dhe Audrey Glover
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është takuar në ...
Politike
21 Prill 2023, 12:20
k.m.
George Soros
E përjavshmja franceze “Valeurs Actuelles” i ka kushtuar këtë të enjte një investigim të gjatë...
Politike
21 Prill 2023, 11:41
k.m.
Posterat e opozitës
TIRANË- I gjithë kryeqyteti është mbushur me posterat e kryeministrit Edi Rama, i cili bën thirrje pë...
Politike
21 Prill 2023, 10:24
A.B
Mbledhja
TIRANË- Kërkesat e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' do shqyrtohen sot nga Kolegji Zgjedhor. Ankimet e koalicionit Berisha-Meta, ja...
Politike
21 Prill 2023, 10:13
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Kadastra e Vlorës ndër vite ka pasur shumë lëvizje gjatë viteve të fundit. Por mesa duket pë...
Politike
20 Prill 2023, 23:19
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind K&eum...
Politike
20 Prill 2023, 23:19
Belind Këlliçi
Pas transportit publik falas dhe nënkalimit në sheshin “Skënderbej”, kandidati i koalicionit “B...
Politike
20 Prill 2023, 22:24
I.A
Bardh Spahia
TIRANË- Kandidati për kryebashkiak në Shkodër Bardh Spahia ka ironizuar rivalin e tij socialist Benet...