Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzon Koalicionin Berisha-Meta, logo e partive do të jetë në fletën e votimit

Në ankimin e bërë më 18 prill, përfaqësuesit e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' renditën 3 arsye për këtë kërkesë.

21 Prill 2023, 18:31 Nga F.M
Kolegji Zgjedhor rrëzon Koalicionin Berisha-Meta, logo e partive do të
Kolegji Zgjedhor

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka vendosur që logot e Partive dhe/ose të Koalicioneve do të qëndrojnë në fletën e votimit. Vendimi u mor sot, gjatë mbledhjes së zhvilluar pas ankimimit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Koalicioni mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkuar që fleta e votimit të mos ketë logo partish. 

Në ankimin e bërë më 18 prill, përfaqësuesit e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' renditën 3 arsye për këtë kërkesë.

“Së pari jemi përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor, ku qytetarët shqiptar do të zgjedhin kryetarin e tyre të bashkisë respective dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike. Së dyti, nuk jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme ku kandidatët identifikohen kryesisht me partinë apo koalicionin që i ka propozuar me listë shumë emërore. Së treti, praktika e KQZ për zgjedhjet e kaluara për fletën e votimit për kandidatët për kryetar Bashkie ka qenë e tillë që nuk ka pasur logo partie apo koalicioni,"- thuhej në dokument.

 

sali berisha ilir meta kolegji zgjedhor 21 prill 2023

Sondazh

Poll