Politike

Gjiknuri takon Glover: Folëm për gjëra teknike, vrasja në Shëngjin s'ka lidhje me fushatën. Koalicioni Meta-Berisha? Martesë e re me emra të vjetër

Pas takimit, Gjknuri u shpreh se me Glover bisedoi për fushatën elektorale dhe për zgjedhjet lokale të 14 majit.  

21 Prill 2023, 18:09 Nga I.A
Gjiknuri takon Glover: Folëm për gjëra teknike, vrasja në
Damian Gjiknuri dhe Audrey Glover

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është takuar në selinë e PS-së me shefen e misionit të ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover. Pas takimit, Gjknuri u shpreh se me Glover bisedoi për fushatën elektorale dhe për zgjedhjet lokale të 14 majit.  

"Ata nuk japin mesazhe, por dëgjojnë pikëpamjet e të gjitha partive politike për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Nuk paraqitën ndonjë shqetësim. Konstatimi i tyre duket se nuk ka ndonjë shqetësim. Fushata ka qenë e qetë, nuk ka pasur probleme. Kishim pyetje në lidhje me listën e zgjedhësve. Gjëra teknike, administrative dhe nuk vënë në pikëpyetje mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri," tha Gjiknuri

Gjiknuri komentoi dhe vrasjen në Shëngjin, për të cilën tha se vrasja nuk ka qenë e motivuar politikisht dhe se fushata elektorale ka qenë e qetë. 

"Nuk e di që këto vrasje të jenë të motivuara politikisht, por nuk i bën ata as viktimën dhe as porositësit e vrasjes të lidhur me politikën, do të ishte spekulim që t’i vinte etiketime politike këtyre ngjarjeve kriminale," tha Gjiknuri

Po ashtu Gjiknuri u shpreh se nuk i intereson fare takimi i Berishës me Glover.

“Nuk e tej fare, nuk më intereson. Ata janë këtu për të biseduar me të gjitha palët që garojnë. Berisha dhe Meta garojnë bashkë, martesë e re me personazhe të vjetra” tha ai.

Koalicionin mes Berishës dhe Metës e quajti martesë e re mes personazheve të vjetër.

"Berisha dhe Meta garojnë së bashku, martesa e tyre është e re, por me personazhe të vjetra. Ata duhet të krenohen me emrin e Ilir Metës, nuk kanë pse mërziten. Tani nëse nuk të pëlqen partneri me të cilin u martove politikisht, këtë nuk e them dot," tha Gjiknuri.

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover ka bërë disa takime politike në ditët e fundit në vend. Fillimisht Glover është takuar me kreun e PD-së Sali Berisha më pas është takuar me deputetin Enkelejd Alibeaj si dhe me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu. Takimet e Glover janë në kuadër të fushatës elektorale në vend për zgjedhjet e 14 majit. 

damian gjiknuri audrey glover

Sondazh

Poll