Politike

"Bashkë Fitojmë" kërkon vendosjen e emrit të Berishës dhe heqjen e logove të partive nga fleta e votimit, mblidhet sot Kolegji Zgjedhor

Në orën 17:30 do shqyrtohet kërkesa për të hequr Logon e Partive dhe/ose të Koalicioneve, nga përmbajtja e fletës së votimit për Kandidatët për Kryetar Bashkie. Në orën 18:00 do të shqyrtohet kërkesa tjetër për të zëvendësuar emrin si drejtues të koalicionit duke vendosur emrin Sali Berisha në vend të Ilir Meta.

21 Prill 2023, 10:24 Nga A.B
"Bashkë Fitojmë" kërkon vendosjen e emrit të
Mbledhja

TIRANË- Kërkesat e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' do shqyrtohen sot nga Kolegji Zgjedhor. Ankimet e koalicionit Berisha-Meta, janë për heqjen e logove të partive politike nga fleta e votimit dhe zëvendësimin e emrit të Ilir Metës si kryetar i koalicionit me emrin e Sali Berishës.

Në orën 17:30 trupa gjykuese e përbërë nga Edlira Petri (Relatore) dhe anëtarët Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili, Emona Muçi dhe Alma Kolgjoka do të mblidhen për të shqyrtuar në seancë kërkesën e ‘Berisha-Meta për të hequr Logon e Partive dhe/ose të Koalicioneve, nga përmbajtja e fletës së votimit për Kandidatët për Kryetar Bashkie.

Më pas, në orën 18:00, do të shqyrtohet kërkesa tjetër e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të zëvendësuar emrin si drejtues të koalicionit duke vendosur emrin Sali Berisha në vend të Ilir Meta në përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak në të 61 bashkitë e vendit.

Trupa gjykuese për këtë çështje është Marsela Dervishi  (Relatore) dhe anëtarët Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Manjola Xhaxho.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS, i cili kërkoi që në fletën e votimit në 14 maj të ishte emri i Ilir Metës. Përfaqësuesit e koalicionit depozituan mesditën djeshme në gjykatën zgjedhore kërkesë padinë e ku insistojnë që të jetë emri i Sali Berishën dhe jo i Metës./Dosja.al

zgjedhjet vendore 14 maj 2023 kolegji zgjedhor 21 prill 2023

Sondazh

Poll