Politike

'Kush do të legalizojë shtëpinë...'/ DOKUMENTI- Kadastra e Vlorës zhvendoset tek zyra e deputetit të PS, si po angazhohen socialistët për zgjedhje

Dosja.al tentoi që të telefonte numrin, por ishte i padisponueshëm. 

21 Prill 2023, 10:13 Nga k.m.
'Kush do të legalizojë shtëpinë...'/ DOKUMENTI-
Foto ilustruese

VLORË- Kadastra e Vlorës ndër vite ka pasur shumë lëvizje gjatë viteve të fundit. Por mesa duket për punët e lëna pas dore ka menduar zgjidhjen Partia Socialiste. Një lajmërim i vendosur në fshatin Kudhëz ka mbërritur në redaksinë e Dosja.al, ku shkruhet se të gjithë të interesuarit për të legalizuar shtëpitë e tyre duhet të paraqiten para zyrës së deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj. 

'Kush do të legalizojë shtëpinë...'/ DOKUMENTI-

Dosja.al tentoi që të telefonte numrin, por ishte i padisponueshëm. 

Mesa duket fushata po luhet fort edhe në qarqet ku maxhoranca pretendon se i ka aksionet e saj, ndërkohë që lidhur me njoftimin nuk ka asnjë sqarim nga socialistët, që deri më tani as nuk e kanë mohuar vërtetësinë e dokumentit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Lajmërim

Të gjithë banorët e fshatit që duam të legalizojmë shtëpitë e banimit të paraqiten pranë zyrës së deputetit të Partisë Socialiste në Himarë, Vullnet Sinaj për të bërë aplikimet. Ju mjaftojnë se zyra është e hapur për çdo ditë të hënë dhe të premte. Për banorët që nuk ndodhen këtu aplikimet do të bëhen në një fazë të dytë. Për sqarime të tjera kontaktoni në numrin e telefoni: 0685038868

Kryesia e fshatit Kudhëz

vullnet sinaj vlore

Sondazh

Poll