Politike

"4.5 milionë Euro nënkalimi", Këlliçi zbardh detajet e projektit tek "Sheshi Skënderbej": Sheshi lart nuk do të preket

Këlliçi është shprehur se me projektin e ri, pjesa e sipërme e sheshit me gurë nuk do të preket dhe nuk do të dëmtohet pasi punimet do të bëhen vetëm nëntokë.

20 Prill 2023, 23:19 Nga DOSJA
"4.5 milionë Euro nënkalimi", Këlliçi zbardh
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka prezantuar ditën e sotme projektin e nënkalimit tek “Sheshi Skënderbej”.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Belind Këlliçi është shprehur se me projektin e ri, pjesa e sipërme e sheshit me gurë nuk do të preket dhe nuk do të dëmtohet pasi punimet do të bëhen vetëm nëntokë.

Belind Këlliçi: Ne nuk do ta prekim sheshin sepse kam parë lajme që “Belo çan sheshin”. Belindi nuk do ta dëmtojë asnjë centimetër sheshin. Edhe në logjikën e trafikut ajo është zemra e Tiranës ku vjen e bllokon me radhë të gjithë Tiranën. Sheshi lart nuk do të preket. Parkingu nëntokësor në shesh nuk do të preket. Nuk dëmtohet.

Në studio është i pranishëm dhe urbanisti, Gent Kaprata i cili së bashku me një grup pune prej 7-10 vetësh e kanë ideuar projektin e nënkalimit tek Sheshi Skëndërbej.

Belind Këlliçi: Gent Kaprata është një nga urbanistët më të mëdhenj në vend dhe e ka bërë në bashkëpunim me inxhinierët.

Gent Kaprata: Kemi punuar së bashku me një grup pune prej disa vetash, është një koncept-ide. Këtë e ka bërë një grup pune prej 7-10 vetash. Çdo pikë që shikoni është një pikë në territor. Nuk prek infrastrukturën e sheshit, nuk janë tubacionet aty. Ka mundësi që tek kjo linjë të mos dalë më ai uji me presion. Do të gërmohet në kohën që do të punohet. Ky është grafiku i punës, kushton 4 milionë e 500 e mijë e 554 Euro. Është 200 metër nënkalim. Kjo kosto këtu ka plus 5 për qind fond rezervë. Do të marrë 18 javë. Ky është grafiku i punimeve për ndërtimin. Ai nënkupton 12 procese pune që janë të përcaktuara sipas njësisë, varet si janë. Secila nga këto ka sasinë, edhe këtu tregohet procesi sipas javëve.

Marrë nga tvklan.al

belind kellici

Sondazh

Poll