Politike

Spahia: Oferta e Ramës për pemët ishte cinike, por une e pranova. Kam paraqitur 50 projekte, s'kam marrë asnjë përgjigje

Po ashtu Spahia u shpreh se nga 42 projekte që janë paraqitur nga Bashkia Shkodër në afatin kohor 2015-2023, qeveria ka pranuar vetëm 4.

20 Prill 2023, 22:15 Nga I.A
Spahia: Oferta e Ramës për pemët ishte cinike, por une e pranova.
Bardh Spahia

TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia e ka cilësuar cinike ofertën e kryeministrit Edi Rama për pemët që do të mbjellë në Shkodër. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Spahia u shpreh se ai zgjodhi që të ishte zyrtar dhe që ta pranonte atë donacion. Po ashtu Spahia u shpreh se nga 42 projekte që janë paraqitur nga Bashkia Shkodër në afatin kohor 2015-2023, qeveria ka pranuar vetëm 4. Po ashtu ai shtoi se vet Spahia ka paraqitur 5- projekte dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse.

“Oferta e Ramës ishte cinike, por unë zgjodha që të isha zyrtar. Çdo iniciativ apo kontribut në Shkodër, do të kenë dyert e Bashkisë të gjitha të hapura. Nga 2015—2023 janë paraqitur nga Bashkia 42 projekte (2.2 mln euro) dhe vetëm 4 janë pranuar, pa asnjë motivacion. Nga unë janë 50 projekte të paraqitura, nuk kam marrë asnjë përgjigje nga asnjë institucion qendror, pa llogaritur projekt idenë. Janë infrastrukturë rrugore, ndiçmi, shkolla, kampe sportive, turizëm. Ajo që të bën përshtypje është se financimi nga qeverisja qendrore është zero, madje ka pasur raste ku ndër komisionet ndërinstitucionale janë pranuar dhe më pas janë anuluiar me urdhër politik. Ne kemi njohje dhe na kanë thënë, “po ju e dini, s’mund t;ja japim Shkodrës”, tha Spahia.

bardh spahia

Sondazh

Poll