Politike

Salianji: Grupet kriminale në Kavajë bëjnë fushatë për PS

Ai nuk përmendi emra konkretë.

20 Prill 2023, 22:07 Nga F.M
Salianji: Grupet kriminale në Kavajë bëjnë fushatë
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se edhe në Kavajë janë angazhuar grupet kriminale në fushatë. I ftuar në "Çim Peka Live", Salianji tha se grupet kriminale po mbledhin vota për Partinë Socialiste në Kavajë. Ai nuk përmendi emra konkretë.

Pjesë nga biseda:

Çim Peka: Janë përfshirë grupet kriminale në fushatë në Kavajë?

Ervin Salianji: Absolutisht. Janë të vetmit që bëjnë fushatë. Keni parë që të bëjë fushatë njeri tjetër? Rama vjen dhe thotë, në mënyrë të paimagjinueshme, fyen një qytet të tërë duke thënë ç'e keni këtë ves që e doni gjithmonë nga mbrapa. Vjen aty dhe thotë unë i kam gomerë kryetarët e bashkive, por ata të opozitës janë qenër, më falni se fyhet qeni. Ndërkohë që fushatat duhet të kishin një bilanc, një program se çfarë duhet të bënin.

ervin salianji

Sondazh

Poll