Politike

As ata të PD! Këlliçi: S'jam i kënaqur me asnjë kryetar bashkie që ka drejtuar Tiranën, s'i njoh si modele

Këlliçi është shprehur se nuk është i kënaqur me asnjë prej kryebashkiakëve që kanë drejtuar ndër vite Tiranën.

20 Prill 2023, 21:49 Nga DOSJA
As ata të PD! Këlliçi: S'jam i kënaqur me asnjë
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Tiranën Belind Këlliçi ka deklaruar se ai është modeli më i mirë në 3 dekada në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Këlliçi është shprehur se nuk është i kënaqur me asnjë prej kryebashkiakëve që kanë drejtuar ndër vite Tiranën.

Blendi Fevziu: Në 32 vjet kush është model nga PD-ja që ti i thua sot qytetarëve se modeli lokal i qeverisjes është ky?

Belind Këlliçi: Unë nuk kam model, prandaj jam në këtë garë për të sjellë modelin tim. Modeli i Belind Këlliçit do të jetë modeli më i mirë i këtyre 3 dekadave në pushtetin lokal Tiranë.

Blendi Fevziu: PD-së vetë nuk i njeh një model…?

Belind Këlliçi: Nuk jam i kënaqur me asnjë kryebashkiak që ka qenë më parë për menaxhimin e punëve. PD ka pasur disa kryebashkiakë, sigurosht mund të ishte bërë më shumë punë.  Në mënyrë katastrofale është menaxhuar nga Veliaj dhe Rama, është betonizuar Tirana.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi është ndalur dhe tek premtimi i tij për transport falas në Tiranë.

Belind Këlliçi: Impakti financiar është i jashtëzakonshëm tek qytetarët. Do të marrin fund radhët e studentëve që përdorin abone. 52 mijë Lekë më shumë do të përfitojnë qytetarët e Tiranës. Ne do të dekurajojmë përdorimin e automjeteve private. Kjo do të sjellë barazi sociale në Tiranë. Unë këtë model e kam marrë në 250 qytete në botë që e aplikojnë këtë model.

tvklan.al

belind kellici

Sondazh

Poll