Politike

Bardh Spahia: PD nuk është e izoluar, kam takuar të gjithë ambasadorët në vend, veç Yuri Kim jo

Po ashtu Spahia u shpreh se shkodranët janë shumë të qartë se kush është PD-ja e vërtetë dhe kryetari i saj

20 Prill 2023, 21:33 Nga I.A
Bardh Spahia: PD nuk është e izoluar, kam takuar të gjithë
Bardh Spahia

TIRANË- Kandidati për bashkinë e Shkodrës Bardh Spahia është shprehur se Partia Demokratike nuk është e izoluar. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Spahia u shpreh se ai vet është takuar me shumicën e ambasadorëve në vend, përveç ambasadores amerikane Yuri Kim. Po ashtu Spahia u shpreh se shkodranët janë shumë të qartë se kush është PD-ja e vërtetë dhe kryetari i saj  

“Shkodranët e kanë të qartë se kush është PD e vërtetë dhe kryetari i kësaj force politike. Unë kam qenë i udhëhequr nga qëndrimi i shkodranëve dhe demokratëve, ne jemi shumica, por nuk ka një izolim të PD, unë kam pasur pothuajse të gjithë ambasadorët, gjati 100%, jo ambasadoren amerikane. Ka qenë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri, por edhe të opozitës. Dhe nuk ka një opozitë të fortë pa mbështetjen e shumicës”, tha Spahia.

bardh spahia

Sondazh

Poll