Politike

Berisha sfidon Ramën: I ke dhënë baxhanakut dhe thjeshtrës mbi 100 tendera. Hajde ballafaqohemi! Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista

Madje tha, se me prova, është i gatshëm të ballafaqohet me Ramën.

20 Prill 2023, 21:00 Nga F.M
Berisha sfidon Ramën: I ke dhënë baxhanakut dhe thjeshtrës
Sali Berisha

TEPELENË- Kryedemokrati Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama. Teksa prezantonte kandidatin e tij në Tepelenë, Berisha ka akuzuar Ramën si të përfshirë në afera të pista bashkë me të vëllanë. Ai përsëriti sërish akuzat për tendera, që sipas Berishës, Rama ia ka dhënë thjeshtrës së tij dhe të vëllait. Madje tha, se me prova, është i gatshëm të ballafaqohet me Ramën.

Fjala e Berishës: 

Shikoni, në Shqipëri po ta vini re, çfarë po ndodh tani? Ku po shkon paraja. Paraja po shkon e tëra tek qeveritarët dhe klientela e tyre. Klientela e tyre tani, nuk janë vetëm një grup biznesmenësh, por para së gjithash janë familjarët e vet. Marrim Edi Ramën. Ja ku jam këtu në Tepelenë, dhe i them këtu para jush, hajde këtu të bëjmë radiografinë njëri-tjetrit. I ke dhënë baxhanakut, i ke dhënë thjeshtrës, në kundërshtim me ligjin, mbi 100 tendera dhe nuk duhet të merrnin asnjë.
Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista, në aferat në të cilat, jo shqiptarëve, por edhe europianëve i kanë vjedhur 2 miliardë euro. Hajde zoti Edi këtu, para këtyre burrave të dalim, ose ku të duash ti, dhe të nxjerrim; familjarët e Sali Berishës dhe familjarët e tu. Gjej një tender që kanë fituar, zero. Sepse ligji ky është. Ligji nuk lejon që qeveritari të përdorë pushtetin për pasurim të paligjshëm të familjarëve të tij.

sali berisha fushata 2023

Sondazh

Poll