20 Prill 2023, 19:41
Nga DOSJA
Zgjedhje
TIRANË- Në vitin 2007, në ish-komunën Bushat, kandidati i pavarur Zef Hila fitoi zgjedhjet me 98% të votave, duke lënë dy partitë e mëdha, PD dhe PS, me më pak se 2% të votave bashkë. Hila rifitoi zgjedhjet e vitit 2011 për komunën Bushat dhe mposhti koalicionin PS+LSI në zgjedhjet e vitit 2015, kur Komuna Bushat u bë pjesë e bashkisë Vau i Dejës. Hila u tërhoq nga gara bashkë me opozitën në zgjedhjet e vitit 2019, kur kandidati socialist Mark Babani fitoi pa garë.
Në zgjedhjet e vitti 2021, Hila u zgjodh deputet për Partinë Demokratike dhe mori gati 6 mijë vota preferenciale. Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Zef Hila do të garojë në favor të koalicionit “Bashkë Fitojmë” , pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit për t’u rikthyer në postin e kryebashkiakut. Kësaj here ai garon përballë Kristjan Shkrelit, një zyrtar socialist nga Bushati, i cili ka punuar si punonjës shteti në agjencinë e kadastrave dhe në zyrën e legalizimit për zonën e Shkodrës.
Dhe ndërsa demokratët duket sikur e kanë kontrolluar territorin e kësaj bashkie me rezultat të thellë gjithmonë, me përjashtim të vitit 2007 kur u mposhtën nga Hila si i pavarur, fakti mbetet që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Partia SocialDemokrate e Tom Doshit fitoi mbi 4 mijë vota në territorin e kësaj bashkie, duke u renditur në vend të dytë pas Partisë Demokratike dhe para Partisë Socialiste, e cila ra në vend të tretë. Në fakt, në zgjedhjet e vitit 2021, në nivel bashkie, Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate bashkë morën një grusht votash më shumë se sa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat përbëjnë sot praktikisht koalicionin opozitar.
Partia Socialdemokrate aktualisht e drejtuar nga Tom Doshi funksionoi si një makineri elektorale në zgjedhjet e vitit 2021, duke fituar dy mandate deputetësh në Shkodër dhe një në Tiranë dhe duke shpallur mbështetjen e palëkundur për Partinë Socialiste të Edi Ramës menjëherë pas zgjedhjeve. Në garën elektorale të 14 majit, duket se kandidati socialist Kristjan Shkreli ka siguruar edhe mbështetjen e PSD-së së Tom Doshit, pasi është shfaqur në disa takime elektorale përkrah këtij të fundit.
Bashkia e Vaut të Dejës shtrihet përgjatë luginës së poshtme të lumit Drin dhe është një zonë fushore shumë pjellore me bujqësi të zhvilluar. Bujqësia është e përqenduar te prodhimi i zarzavateve për tregun vendës dhe për eksport.
Qyteti i Vaut të Dejës u ndërtua si pjesë e projektit të hidrocentralit me të njëjtin emër mbi lumin Drin, një nga hidrocentralet më të mëdhenj të vendit. Bashkia përbëhet nga qyteti i Vaut të Dejës dhe ish-komunat Bushat, Vig-Mnele, Hajmel, Temal dhe Shllak. Bushati është njësia administrative me më shumë popullsi ndërsa bashkia përfshin edhe ish-komunat Temal dhe Shllak, të cilat gjenden në anën tjetër të Liqenit të Vaut të Dejës dhe të Liqenit të Komanit.
Përveç bujqësisë dhe industrisë elektroenergjetike, zona ka potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës. Administrata e bashkisë ka aktualisht rreth 300 të punësuar.
Marrë nga Reporter.al
zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023 fushata 2023
Politike
20 Prill 2023, 18:44
I.A
Sali berisha
TEPELENË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Memaliaj Albert Malaj. Beri...
Politike
20 Prill 2023, 18:20
I.A
Berisha
TEPELENË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të Memaliajt, Albert Malaj. ...
Politike
20 Prill 2023, 17:47
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në vijim të turit të gjelbër drejt 14 Majit, ...
Politike
20 Prill 2023, 17:25
I.A
Njesia bashkiake nr 3
TIRANË- 32 banorë të Njësisë Bashkiake nr.3 i kanë dërguar një letër ankesë adminis...
Politike
20 Prill 2023, 16:41
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisioni i Ankimimeve d...
Politike
20 Prill 2023, 14:48
A.B
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike ka dënuar ashpër veprimin e KAS dhe 4 anëtarëve të saj për të mos lejuar k...
Politike
20 Prill 2023, 14:07
e.a.
Sali Berisha
TIRANË- Ky është neni 65 i Kodit Zgjedhor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. Ne asnjë pikë nuk flitet p...
Politike
20 Prill 2023, 13:43
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar një shkresë Kolegjit Zgjedhor që të shpejtoj...
Politike
20 Prill 2023, 13:25
Pakot me ndihma
KUKËS- Vazhdon shpërndarja e ndihmave, 20 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Pas Hasit, edhe në Kukës j...
Politike
20 Prill 2023, 13:17
A.B
Grafiku
Në pamje të parë, duket se socialistët kanë avantazhe të shumëfishta në zgjedhjet për bashkinë ...