Veliaj takim me banorët e njësisë 3: Ne hapim gropa për të mbjellë pemë, ata për t’i bërë gropën tjetrit
Erion Veliaj TIRANË- Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në vijim të turit të gjelbër drejt 14 Majit, ...
Ndërsa kandidatët e mazhorancës i quajti kandidatë të bodrumit të Edi Ramës të cilët nuk i votojnë as socialistët.
TEPELENË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të Memaliajt, Albert Malaj. Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi kandidatët e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" të dalë nga vota e primareve, si figura të shquara dhe përfaqësues dinjitozë të qytetarëve. Ndërsa kandidatët e mazhorancës i quajti kandidatë të bodrumit të Edi Ramës të cilët nuk i votojnë as socialistët.
"Unë u them ju se në gjithë karrierën time politike, nuk jam ngjitur ndonjëherë tjetër më krenarë para jush se sa sot, që unë paraqes kandidatin për qytetar të parë të Memaliajt, Albert Malaj. Alberti është një nga bijtë më të shquar, më të sprovuar, më të formuar, një nga përfaqësuesit më dinjitozë jo vetëm të Memaliajt, por edhe të Tepelenës, jugut dhe mbarë Shqipërisë. Alberti është kandidati i atdheut. Pasi ai, i vendosur me të gjithë virtytet e tij i ka shërbyer flamurit kombëtar në zonat më të vështira të globit dhe kthehet këtu për të marrë përgjegjësi të mëdha. Alberti është njeri i përgjegjësive të mëdha. E dëgjova me kënaqësi, me interesim më të madh programin e tij, dhe mund të them se është një program i rimëkëmbjes së vërtetë, i transformimit të vërtetë dhe ndryshimit të madh të Memaliajt.
Alberti do të jetë një shërbëtor i përkushtuar i qytetarëve të kësaj bashkie, do të jetë një menaxher i talentuar dhe një drejtues i vendosur dhe me vizion. Programi që Alberti paraqiti këtu ishte sa konkret aq edhe vizionar, programi i një lideri të vërtetë që kërkon të transformojë Memaliajn, ndaj dhe Alberti na nderon secilin prej nesh sot. Na nderon se është kandidati juaj, i votës tuaj, besimit tuaj, vullnetit tuaj dhe ju garantoj se ky standard që vendosëm është njëri nga standardet më të mira që ekziston në botë dhe ne jemi të vendosur ta zhvillojmë dhe konsolidojmë më shumë atë. Krahasoni ju Albertin me kandidatin e bodrumit të Edi Ramës, i cili vetëm me qytetarët nuk komunikon, për të cilin nuk ka votuar qoftë edhe një socialist i vetëm në Memaliaj, për të cilin nuk është pyetur asnjë qytetar. Po kush e emëroi atë? E emëroi xhepi, vjedh para te qytetarët e ço para të shefi i tij, Edi Rama dhe fito kandidimin. Si ka mundësi të emërohet ai, si ka mundësi më thoni ju mua. As dega e PS-së nuk e voton. As socilistët nuk pyeten për të. Këta janë një sekt i rrezikshëm, i shkëputur tërësisht nga qytetarët, qoftë dhe socialistë," tha Berisha.
Erion Veliaj TIRANË- Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në vijim të turit të gjelbër drejt 14 Majit, ...
Njesia bashkiake nr 3 TIRANË- 32 banorë të Njësisë Bashkiake nr.3 i kanë dërguar një letër ankesë adminis...
Foto ilustruese TIRANË- Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisioni i Ankimimeve d...
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokratike ka dënuar ashpër veprimin e KAS dhe 4 anëtarëve të saj për të mos lejuar k...
Sali Berisha TIRANË- Ky është neni 65 i Kodit Zgjedhor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. Ne asnjë pikë nuk flitet p...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar një shkresë Kolegjit Zgjedhor që të shpejtoj...
Pakot me ndihma KUKËS- Vazhdon shpërndarja e ndihmave, 20 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Pas Hasit, edhe në Kukës j...
Grafiku Në pamje të parë, duket se socialistët kanë avantazhe të shumëfishta në zgjedhjet për bashkinë ...
Mbledhja TIRANË- Përfaqësuesi i koalicionit Berisha-Meta, Altin Kaziaj e quan 'lojë të pisët' ndryshimin e vendndodhjes s&eum...
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këll...