20 Prill 2023, 14:07
Nga e.a.
Sali Berisha
TIRANË- Ky është neni 65 i Kodit Zgjedhor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. Ne asnjë pikë nuk flitet për kryetarin e Koalicionit, në asnjë pikë nuk përjashtohet mundësia që kryetari i Koalicionit të përcaktohet nga vetë koalicioni. Në kundërshtim të hapur me Kodin Zgjedhor, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, vendosi të mos e pranojë emrin e Sali Berishës si kryetar të koalicionit, duke emëruar Ilir Metën. Ky rast i paprecendentë në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri, qartësisht është i pabazuar në ligj dhe prish barazinë e garës zgjedhore. Në pikën 3 të nenit 65, qartësisht thuhet se marrëdhëniet midis partive pjesëtare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen ne marrëveshjen e koalicionit. Ndërkohë që Koalicioni Bashkë Fitojmë i ka plotësuar të gjitha kërkesat, duke përfshirë partinë politike udhëheqëse, KAS, nuk pranoi dje emrin e Sali Berishës si kryetar, pavarësissht se kodi ia njeh koalicionit të drejtën për ta përcaktuar me marrëveshje të brendshme.
Neni 65
Regjistrimi i koalicioneve zgjedhore (ndryshuar me ligjin nr. 74/2012, datë 19.7.2012, shtuar pika 3 me ligjin nr. 118/2020, datë 5.10.2020) 1. Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. 2. Partia politike pjesëmarrëse në një koalicion nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumemërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë. 3. Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit. Për nevojat e zbatimit të këtij ligji, të gjitha të drejtat dhe detyrimet që ky ligj përcakton për subjektet zgjedhore përmbushen nga partia udhëheqëse e koalicionit. Marrëdhëniet midis partive pjesëtare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.
sali berisha
Politike
20 Prill 2023, 13:43
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar një shkresë Kolegjit Zgjedhor që të shpejtoj...
Politike
20 Prill 2023, 13:25
Pakot me ndihma
KUKËS- Vazhdon shpërndarja e ndihmave, 20 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Pas Hasit, edhe në Kukës j...
Politike
20 Prill 2023, 13:17
A.B
Grafiku
Në pamje të parë, duket se socialistët kanë avantazhe të shumëfishta në zgjedhjet për bashkinë ...
Politike
20 Prill 2023, 12:52
A.B
Mbledhja
TIRANË- Përfaqësuesi i koalicionit Berisha-Meta, Altin Kaziaj e quan 'lojë të pisët' ndryshimin e vendndodhjes s&eum...
Politike
20 Prill 2023, 10:55
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këll...
Politike
20 Prill 2023, 10:38
A.B
Endrit Brahimllari
TIRANË- Nënkryetari i 'Partisë së Lirisë', Endrit Brahimllari është paraqitur ditën e sotme n&e...
Politike
20 Prill 2023, 10:00
A.B
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u pyet ditën e sotme për zaptimin e godinës së Partisë Demokrat...
Politike
20 Prill 2023, 09:58
A.B
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi ditën e sotme se pagat e mësuesve do të rriten me 23 deri në...
Politike
20 Prill 2023, 09:54
A.B
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njëherazi edhe drejtues politik i PS-së për Qarkun e Lezhës, ...
Politike
20 Prill 2023, 09:49
A.B
Bledi Çuçi
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se janë marrë vendime për rritjen e paga...