Politike

'14 Maji'/ KQZ i dërgon kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni me shpejtësi, të mos krijojmë vonesa në printimin e fletëve të votimit

Kërkesa e Celibashit vjen pas rrëzimit në KAS të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të regjistruar Sali Berishën si kryetar të tij.

20 Prill 2023, 13:43 Nga A.B
'14 Maji'/ KQZ i dërgon kërkesë Kolegjit Zgjedhor:
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar një shkresë Kolegjit Zgjedhor që të shpejtojë shqyrtimin e ankimeve të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve kundër vendimeve të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve që të mos krijojnë vonesa në printimin e flokëve të votimit.

Celibashi shkruan se ankimet duhet të shqyrtohen jo më larg se 24 orë pas depozitimit të tyre për të shmangur kështu vonesat në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit. Kërkesa e Celibashit vjen pas rrëzimit në KAS të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të regjistruar Sali Berishën si kryetar të tij.

'14 Maji'/ KQZ i dërgon kërkesë Kolegjit Zgjedhor:

kqz

Sondazh

Poll