Politike

Ndryshimi i vendndodhjes së qendrave të votimit/ Përfaqësuesi i koalicionit Berisha-Meta: Lojë e pisët

Ai kërkoi që të merren masa dhe të ndryshohet ambient, pasi sipas tij janë vendosur në ambientet e policisë bashkiake.

20 Prill 2023, 12:52 Nga A.B
Ndryshimi i vendndodhjes së qendrave të votimit/
Mbledhja

TIRANË- Përfaqësuesi i koalicionit Berisha-Meta, Altin Kaziaj e quan 'lojë të pisët' ndryshimin e vendndodhjes së 6 qendrave të votimit në Tiranë dhe 1 në Bulqizë. Gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, ai kërkoi që të merren masa dhe të ndryshohet ambient, pasi sipas tij janë vendosur në ambientet e policisë bashkiake.

“Habitem si sekretari i përgjithshëm cilëson faktin që autorizojmë ndryshimin e qendrës së votimit ndërsa ligjvënësi thotë vendndodhja s’mund të ndryshojë në 40 ditëve të fundit përveç rasteve kur për shkak të forcave madhore mund të ndryshojë. A mund të dimë cila ka qenë forca madhore për ndryshimin e qendrave të votimit nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe Bulqizë”, tha Kaziaj.

Më tej, ai tha se po bëhet lojë e pisët ndaj duhet të merrni masa ndaj personave të papërgjegjshëm që vënë një zonë dhe më vonë, me qëllim për shkak të papërgjegjshmërisë të personave publik që kanë për detyrë për të vënë garanci.

“Një shpjegim alogjik që një përfaqësues që paguhet nga taksat e qytetarëve e vë para një institucioni si policia bashkiake. Si ka mundësi që 6 qendrat e votimit janë vënë në polici bashkiak. Po bëhet lojë e pisët ndaj duhet të merrni masa ndaj personave të papërgjegjshëm që vënë një zonë dhe më vonë, me qëllimshmëri për shkak të papërgjegjshmërisë të personave publik që kanë për detyrë për të vënë një garanci dhe në këtë rast po sjell dëm. Është skandaloze që nuk dihet ku të votohet. Të merren masa. Nëse forca madhore është papërgjegjshmëria e zyrtarit publik, në këtë rast hyn edhe qëllimshmëria”, tha Kaziaj.

Në përfundim, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi e siguroi se do merren sanksione.

“Do bëjmë vlerësim mbi atë situatë se në fund të fundit nëse s’do ishte verifikuar nga KZAZ do i kishim qendrat e votimit në ambientet e policisë bashkiake. Nëse është rasti për sanksione, do i vendosim.”

kqz zgjedhjet vendore 14 maj 2023 altin kaziaj

Sondazh

Poll