Aktualitet

Vrasja e shqiptares në Itali, dëshmia e estetistes: Kishte lënë takim me mua, s'erdhi! Pashë të vëllain që kërkonte ndihmë

Marika Famà, pronare e qendrës së bukurisë L'Isola di Athena, në Piazza Castello në Scaldasole, është tronditur kur mësoi vdekjen tragjike të klientes së saj. 

20 Prill 2023, 11:27 Nga A.B
Vrasja e shqiptares në Itali, dëshmia e estetistes: Kishte
Vendi i ngjarjes

ITALI- Detaje të reja rreth vrasjes së shqiptares Anila Ruci. Ishte estetistja ajo e cila pa nga jashtë Policinë në banesën e Ruçit e më pas zbuloi se ç'kishte ndodhur. Në dëshminë e saj, italianja tregon se fillimisht i dërgoi një mesazh Anilës pasi kishte lënë takim me të, e më pas pa vëllain e viktimës në rrugë të plagosur.

“Ajo kishte një takim këtu në dyqan në orën 16:45, i dërgova mesazh sepse e kishin anuluar takimin e mëparshëm, duke e pyetur nëse donte të vinte edhe gjysmë ore më herët. Por ajo nuk më ktheu asnjëherë, as nuk më pa mesazh". 

Marika Famà, pronare e qendrës së bukurisë L'Isola di Athena, në Piazza Castello në Scaldasole, është tronditur kur mësoi vdekjen tragjike të klientes së saj. 

Sigurisht që e njihja Anilën. Duke jetuar disa dhjetëra metra larg dyqanit tim, e shihja gjithmonë duke ecur me qenin. Ajo kishte lënë një takim të premten e kaluar për sot. Ajo kishte mbërritur këtu në qershor të vitit të kaluar ndërsa vëllai i saj mendoj se e ka arritur në tetor, sigurisht pas veres. Por ai nuk flet italisht, vetem e pashe te dilte nga shtepia dhe te kalonte perpara dyqanit per te shkuar ne lokal.

Kur Anila nuk iu përgjigj mesazhit tim shkova në lokal për një kafe se nuk kisha klientë, pashë të vinte vëllai i saj, i cili megjithatë, duke mos folur italisht, kërkonte bashkatdhetarë, dukej se kërkonte ndihme por nuk e kuptova se cfare po ndodhte dhe u ktheva ne dyqan. Pastaj pashe ambulancen që erdhi duke marrë vëllain e Anilës dhe mbërritën karabinieret të cilët vendosën shiritin në derë".

Më tej, ajo tregon se vëllai i viktimës nuk ishte i gjakosur.

"Ai kishte veshur një bluzë gri, nuk pashë asnjë njollë të kuqe. Unë vërtet nuk e di se çfarë mund të kishte ndodhur". 

Shumë pikëpyetje janë ngritur për këtë çështje. A ishte vrarë motra e tij kur ai shkoi në lokal për ndihmë? Dhe si u plagos ai? Përgjigjet do të vijnë pas hetimeve.

Anila Ruçi, 37-vjeçarja shqiptare e gjetur e vrarë pasditen e djeshme, prej pak më pak se një viti jetonte në Scaldasole, në banesën ku u godit me thikë./Dosja.al

vritet anila ruci

Sondazh

Poll