20 Prill 2023, 11:17
Nga k.m.
Faruk Fatih Ozer
TIRANË- Mëngjesi i sotëm ka qenë i fundit për të në Shqipëri, tani Faruk Fatih Ozer do të përballet e drejtësinë e vendit të tij. Paraditen e sotme, Ozer është ekstraduar drejt Turqisë pasi akuzohet për mashtrim të 391 000 qytetarëve turqë, nëpërmjet kriptomonedhave, duke u shkaktuar një dëm prej 2 miliardë dollarësh. Policia e Shtetit ka nxjerrë pamjet e fluturimit të tij drejt Turqisë, i shoqëruar edhe nga efektivë turq që e mbajnë prej krahësh për të ngjitur shkallët e avionit.
Ozer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg për 3 krime.
NJOFTIMI I PLOTË:
Interpol Tirana
Ekstradohet drejt Turqisë, i shumëkërkuari ndërkombëtarisht, për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliard dollarë. Ky shtetas u kap më datë 30 gusht 2022, në Himarë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Vlorë dhe Interpol Tiranën. 29-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda”.
Mëngjesin e sotëm, specialistët e Interpol Tiranë, ata të Forcës Elitë RENEA dhe shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shoqëruan në Rinas dhe i dorëzuan homologëve të Interpol Ankarasë, shtetasin F. O., 29 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.
Shtetasi F. O. ishte i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, pasi akuzohet se nëpërmjet platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave, ka mashtruar rreth 391 000 anëtarë të kësaj platforme dhe ka përfituar rreth 2 miliard dollarë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, ka lëshuar urdhër arresti, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe "Mashtrimi me pasoja të rënda”. Si rezultat i bashkepunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ankaranë, u bë i mundur arrestimi i shtetasit F. O., në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Brain”, dhe më pas finalizimi i procedurave me ekstradimin e tij drejt Turqisë.
faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi
Aktualitet
20 Prill 2023, 11:09
A.B
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se mjeti që u përdor për të sulmuar 'Top Channel', është...
Aktualitet
20 Prill 2023, 10:45
k.m.
Pamje nga ndeshja
TIRANË- Ndeshja e basketbollit është kthyer në një ndeshje boksi për punë sekondash! Ditën e sotm...
Aktualitet
20 Prill 2023, 10:40
A.B
Ardian Nikulaj
TIRANË- Nesër familja Nikulaj, do përcjellë për në banesën e fundit biznesmenin Ardian Nikulaj, i cili u ...
Aktualitet
20 Prill 2023, 10:39
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar ndikimin e grupeve kriminale dhe personave me precedentë penalë në ...
Aktualitet
20 Prill 2023, 10:37
A.B
Policia
TIRANË- Merret peng dhe dhunohet Gjergj Fela, biznesmen në fushën e ndërtimit. Policia bën të ditur se dy vëllez...
Aktualitet
20 Prill 2023, 10:24
k.m.
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zv.kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha nuk tërhiqen nga beteja ligjore. T...
Aktualitet
20 Prill 2023, 10:12
k.m.
Ardian Nikulaj
Biznesmeni Ardian Nikulaj, i cili ushtronte veprimtarinë e tij në fushën e hoteleri-turizmit, u vra të mërkurë...
Aktualitet
20 Prill 2023, 10:12
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dështon sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit.Shkak kësaj here është bërë munges...
Aktualitet
20 Prill 2023, 09:58
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Finalizohet operacioni 'Storm 4' në Vlorë! Në prangat e Policisë së Vlorës ka përfundua...
Aktualitet
20 Prill 2023, 09:44
k.m.
Noizy dhe Cllevio Serbiano
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Kleviol Ah...