Aktualitet

VIDEO/ Sherr masiv në basketbollin e vajzave, gjysmëfinalja ndërpritet nga grushtat, lojtarja amerikane goditet nga Dishnica

Gjithçka ka ndodhur në pëfundimin e ndeshjes, kur Ebi Dishnica e Tiranës dhe Antoinette Alyssa Bannister e Partizanit janë përplasur me njëra-tjetrën. Ka qenë basketbollistja e Partizanit që ka grushtuar Dishnicën, me këtë të fundit që ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. E gjitha si shkak i fyerjeve raciste.

20 Prill 2023, 10:45 Nga k.m.
VIDEO/ Sherr masiv në basketbollin e vajzave, gjysmëfinalja
Pamje nga ndeshja

TIRANË- Ndeshja e basketbollit është kthyer në një ndeshje boksi për punë sekondash! Ditën e sotme, rreth orës 10.00 të paradites po zhvillohej derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", Partizani mundi 86-83 Tiranën, duke eliminuar vajzat bardheblu në derbin e dytë, por rezultati ka qenë i papërfillshëm para sherrit që nisi mes vajzave. 

Gjithçka ka ndodhur në pëfundimin e ndeshjes, kur Ebi Dishnica e Tiranës dhe Antoinette Alyssa Bannister e Partizanit janë përplasur me njëra-tjetrën. Ka qenë basketbollistja e Partizanit që ka grushtuar Dishnicën, me këtë të fundit që ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. E gjitha si shkak i fyerjeve raciste. Ndërkohë në këtë moment një djalosh, ndoshta familjar i lojtares së Tiranës, e godet amerikanen me shqelm nga pas, ndërsa Dishnica më pas e shtyn lojtaren e Partizanit.

Bannister tenton të largohet drejt pankinës së kuqe, por aty vjen me vrap Dishnica që e shtyn atë për ta rrëzuar me kokë në parket. Aty vijuan sërish edhe kacafytjet me njëratjetrën edhe pse trajnerja Eliverta Bujari u mundua t’i shkëpuste nga njëra-tjetra, po ashtu erdhën dhe shumë persona të tjerë për t’i ndarë mes kaosit.

Më tej, çdo gjë sheshohet edhe me ndërhyrjen e përfaqësuesve të të dyja klubeve. Duhet theksuar se në këtë derbi, ashtu sikurse ndodh rëndom në lojërat me dorë, mungonte siguria e nevojshme, pasi me vetëm dy persona është e pamundur që të ruhet rendi edhe në një ndeshje te femrat e jo më te meshkujt.

Pas ngjarjes, pritet që të merren edhe masa ndëshkimore për vajzat e përfshira në përplasjen e bujshme. 

ebi dishnica antoinette alyssa bannister ndeshja tirana-partizani

Sondazh

Poll