Aktualitet

Kontrolli i vilës në Hamallaj nga BKH, ish-ministri Arben Ahmetaj ankimon në Gjykatën e Lartë

Rekursi i tyre është regjistruar, duke kundërshtuar vendimin e marrë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

20 Prill 2023, 10:24 Nga k.m.
Kontrolli i vilës në Hamallaj nga BKH, ish-ministri Arben Ahmetaj
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zv.kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha nuk tërhiqen nga beteja ligjore. Të dy e kanë zhvendosur ankesën e tyre në Gjykatën e Lartë mbi ligjshmërinë e kontrollit të banesës së Hoxhës në Hamallaj.

Rekursi i tyre është regjistruar, duke kundërshtuar vendimin e marrë nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-zv.kryeministri pretendon se kontrolli i banesës ishte antikushtetues, pasi duhet të ishte marrë më herët miratim nga Kuvendi i Shqipërisë.

Por ç’ka ndodhur me Ahmetajn?

Më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm, por kërkesa u rrëzua. Mbrojtja pretendoi se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj. Ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi. Por ky fakt sipas tyre u anashkalua ndërsa më tej parashtruan se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt./Dosja.al

arben ahmetaj spak

Sondazh

Poll