Aktualitet

Dështon seanca për inceneratorin e Elbasanit, shpallet në kërkim Jonida Zeqo

Jonida Zeqo është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesën e saj nga policia e Durrësit dhe as nga oficeri i policisë gjyqësore të SPAK.

20 Prill 2023, 10:12 Nga k.m.
Dështon seanca për inceneratorin e Elbasanit, shpallet në
Foto ilustruese

TIRANË- Dështon sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit.Shkak kësaj here është bërë mungesa e avokatit të Klodian Zotos dhe Jonida Zeqos. E po ashtu, kjo e fundit, Zeqo është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesën e saj nga policia e Durrësit dhe as nga oficeri i policisë gjyqësore të SPAK. Kështu që ndaj saj është prerë një urdhër-arresti, pasi togat e zeza të Gjykatës kundër Korrupisionit dhe Krimit të Organizuar dolën në konkluzionin se Jonida Zeqo po i fshihet drejtësisë dhe e shpallën në kërkim.

Kjo e fundit kishte dërguar 2 e-mail-e ku konfirmonte se ishte në dijeni për seancën, por kërkonte të mos ishte e pranishme dhe të përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtjës, Saimir Vishaj. Por kërkesa e saj nuk është pranuar nga Gjykata. Kjo pasi prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Arben Kraja, thanë se e-mail-et nuk mund të verifikohen se janë të dërguar nga ajo.

Ndaj dhe sot, OPGJ-ja i ka shkuar në banesë dhe pasi nuk e ka gjetur, ka dhënë njoftimin duke e shpallur dhe në kërkim. Po ashtu, veçnuk e ka gjetur dhe rrjedhimisht është shpallur në kërkim.

Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa, ndërsa pas hekurave të burgut janë: Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri.

jonida zeqo inceneratori i elbasanit

Sondazh

Poll