Politike

Do ndërhyjnë për të zgjidhur çështjen e godinës së PD? Manja heq përgjegjësinë nga Qeveria: Zoti u dhashtë fuqinë të zgjidhin vetë foltorja dhe vula

Manja hoqi përgjegjësinë e Qeverisë për të zgjidhur këtë konflikt, që sipas tij është mes 'foltores dhe vulës'.

20 Prill 2023, 10:00 Nga A.B
Do ndërhyjnë për të zgjidhur çështjen e
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u pyet ditën e sotme për zaptimin e godinës së Partisë Demokratike dhe hapjen e një tjetër të kryesuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Manja u shpreh se Qeveria garanton vetëm të drejtën e partive politike që në tre palë zgjedhjet e fundit kanë marrë mbi 1% të votave të qytetarëve për të t'u pajisur me zyra. Po ashtu, ai hoqi përgjegjësinë e Qeverisë për të zgjidhur këtë konflikt, që sipas tij është mes 'foltores dhe vulës'.

Pyetja: Prezantuat një projektvendim për objektet shtetërore që u vihet në përdorim objekteve zgjedhore. Ato që sot drejtojnë zyrtarisht PD kërkojnë ndihmë nga Qeveria nga ato që po e përdorin. A do ketë iniciativë që t'i jepet një zgjidhje zyrtare. 

Manja: Qeveria garanton vetëm të drejtën e partive politike që në tre palë zgjedhjet e fundit kanë marrë mbi 1% të votave të qytetarëve për të t'u pajisur me zyra në nivel qëndror dhe vendor. Aty ku nuk ka ambientet publike, Qeveria merr përsipër të pagujë qeranë. Zoti u dhashtë fuqinë të zgjidhin vetë konfliktet që kanë foltorja me vulën, nuk është pjesë dhe as detyrë e Qeverisë./Dosja.al

ulsi manja vkm 20 prill 2023

Sondazh

Poll