Politike

Vendimet e Qeverisë/ Pagat e mësuesve, Kushi: Do jetë një rritje e madhe

Kushi sqaroi se paga e mësuesve të shkollave 9-vjeçare do të jenë deri në 95 mijë lekë e 550, ndërsa për arsimin e mesëm, të lartë, do të jenë 106 mijë e 800 lekë.

20 Prill 2023, 09:58 Nga A.B
Vendimet e Qeverisë/ Pagat e mësuesve, Kushi: Do jetë një
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi ditën e sotme se pagat e mësuesve do të rriten me 23 deri në 36% në varësi të pozicioneve të tyre, përvojës dhe kualifikimeve. Kushi sqaroi se paga e mësuesve të shkollave 9-vjeçare do të jenë deri në 95 mijë lekë e 550, ndërsa për arsimin e mesëm, të lartë, do të jenë 106 mijë e 800 lekë. Ministrja po ashtu bëri me dije se janë 36 mijë e 570 mësues që do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave.

“Mësuesit në fokus të vëmendjes sonë. Investime në infrastrukturën arsimore dhe shpërblimi, vlerësimi më i mirë ndaj mësuesve. Në fillim të këtij mandati u angazhuam për rritje 40% të pagave.

Vitin e ardhshëm nga 23-36 % rritje e pagave të mësuesve në varësi të pozicioneve të tyre, përvojës dhe kualifikimeve. Paga e një mësuesi të një shkolle 9-vjeccarëe do jetë deri në 95  mijë  e 550, për arsimin e mesëm e të lartë do jetë 106 mijë e 800 lekë paga bruto. Janë 36 mijë e 570 mësues në gjithë Shqipërinë që do përfitojnë nga kjo rritje e konsiderueshme e pagave”, tha Kushi, teksa njoftoi gjithashtu dhe rritjen e pagave për pedagogët me 30%.

“Pagat për pedagogët do rriten me 30% ku 20% do mbulohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e vetë institucionit”, tha Kushi./Dosja.al

evis kushi vkm 20 prill 2023

Sondazh

Poll