Politike

VKM- Rritja e pagave të punonjësve të burgjeve dhe zjarrëfikësve, Çuçi: Do kapim nivele europiane

Çuçi deklaroi se paga me këtë rritje shkon rreth 14% në nivelet e sektorit të zjarrfikësve, te garda kemi rritje sipas gradave, e ulëta ka rritje 22% e te më të lartat 7 deri në 10%.

20 Prill 2023, 09:49 Nga A.B
VKM- Rritja e pagave të punonjësve të burgjeve dhe
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se janë marrë vendime për rritjen e pagave për zjarrfikësit, punonjësit e Gardës së Republikës dhe ata të Policisë së Shtetit. Çuçi deklaroi se paga me këtë rritje shkon rreth 14% në nivelet e sektorit të zjarrfikësve, te garda kemi rritje sipas gradave, e ulëta ka rritje 22% e te më të lartat 7 deri në 10%.

"Morëm vendime për rritjen e pagave të të gjithë punonjësve zjarrëfikës, të gardës dhe të Policisë. Kjo ishte rritja pas 8 muajsh. Paga shkon rreth 14% në nivelet e sektorit të zjarrëfikësve, te garda kemi rritje sipas gradave, e ulëta ka rritje 22% e te më të lartat 7 deri në 10%. Te sistemi i Policisë kemi rritje që shkon deri në 25% te inspektori i parë apo i dytë. Do kemi rritje tjetër të këtyre sektorëve. Në 2024 është parashikuar se rritja që do bëhet në tre faza, rritja do bëhet deri në 40%. Janë të rëndësishëm këto sektorë sa i takon mbarvajtjes. Modernizimi në Policinë e shtetit po ecën me ritme të shpejta, do kapim nivele europiane me një kohë shumë të shkurtër"- u shpreh ministri.

vkm 20 prill 2023 bledi cuci

Sondazh

Poll