Aktualitet

Kush po kërkohet? FNSH zbarkon në Fushë Krujë e Rinas, 6 furgona "krehin" zonën

Edhe sot, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në zonën Fushë Krujë-Rinas.

20 Prill 2023, 09:16 Nga k.m.
Kush po kërkohet? FNSH zbarkon në Fushë Krujë e Rinas, 6
Foto ilustruese

TIRANË- Kur kanë kaluar shumë pak orë që nga arrestimi i të shumëkërkuarit Ramazan Rraja me pistoletë në brez, Policia e Shtetit duhet se kërkon të tjerë të personazhe të botës së krimit. Edhe sot, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në zonën Fushë Krujë-Rinas.

Disa furgona policie ndodhen në zonë që prej orës së parë të mëngjesit të sotëm, konkretisht bëhet me dije se janë mbi 6 furgonë të FNSH-së së Durrësit dhe Tiranës të cilët po zhvillojnë një aksion që duket se në fokus ka zonën e aeroportit të Rinasit. Por ende nuk dihet se kë po kërkojnë dhe cila është shënjestra e radhës. 

fnsh ne fushe kruje

Sondazh

Poll