Aktualitet

Vritet me thikë 38-vjeçarja shqiptare në Itali, Policia gjen edhe vëllain e saj të plagosur (EMRAT + DETAJE)

Viktima është 38-vjeçarja Anila Ruci. Trupi i saj u gjet rreth orës 17:00 në shtëpinë e saj në Scaldasole.

20 Prill 2023, 07:26 Nga A.B
Vritet me thikë 38-vjeçarja shqiptare në Itali, Policia gjen
Policia

ITALI- Vrasje në mes të ditës në provincën e Pavias. Shqiptarja Anila Ruci është gjetur e pajetë pasditen e djeshme (më 19 prill) në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole. Sipas informacioneve të para, 38-vjeçarja shqiptare është vrarë me thikë. 

Trupi i gruas u gjet pak para orës 17:00, ndërsa jashtë shtëpisë, në via Piave, në qendër të qytetit Lomellina, u gjet i plagosur nga një thikë edhe bashkëjetuesi, Osman Bilyhu. Ky i fundit është rreth të 30-ave dhe tashmë ndodhet në spital, por ka plagë të lehta.Bashkëjetuesin që arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, e reja e kishte prezantuar me fqinjtë si vëllai i saj.

Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruci kishte lënë takim. Kur u thërritën karabinierët, gjetën gruan të vdekur. 

Autoritetet do ta marrin në pyetje Bilyhun për të përcaktuar versionin e tij të ngjarjeve. Karabinierët mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan zonën dhe tani po hetojnë në përpjekje për të përshkruar dinamikën e saktë të asaj që ndodhi./Dosja.al

 

anila ruci vritet anila ruci osman bilyhu

Sondazh

Poll