Aktualitet

Kanosi përgjegjësen e OSSH-së, 56-vjeçari rezulton kandidati i 'Bashkë Fitojmë' në Has

Mulaj rezulton se është dhe vajza e Halit Mulajt, kandidati i PS-së në Has.

19 Prill 2023, 23:30 Nga F.M
Kanosi përgjegjësen e OSSH-së, 56-vjeçari rezulton
Miftar Dauti

HAS- 56-vjeçari që ka kërcënuar përgjegjësen e OSSH-së në Has rezulton se është Miftar Dauti, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Has. Ai është proceduar penalisht pasi akuzohet se ka kanosur të renë e identifikuar si Entiola Mulaj, 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has. Mulaj rezulton se është dhe vajza e Halit Mulajt, kandidati i PS-së në Has. Këtë të fundit, Dauti e denoncoi për blerje votash pasi ndaloi furgonin e mbushur me ndihma, që drejtohej nga i biri. Për ngjarjen në fjalë gjithashtu, kanë nisur hetimet nga Prokuroria.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 56 vjeç, banues në fshatin Golaj, pasi më datë 18.04.2023, ka kallëzuar shtetasja E. M., 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has, se është kanosur nga shtetasi M. D.. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. D., 56 vjeç, S. D., 43 vjeç dhe F. D., 52 vjeç, të tre banues në fshatin Golaj, pasi më datë 19.04.2023, ka kallëzuar shtetasi I. A., me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së, Krumë, se në fshatin Helshan, gjatë procesit të tij të punës, për dërgimin e një transformatori të energjisë elektrike, në këtë fshat, është kundërshtuar për kryerjen e këtij procesi pune, nga shtetasit M. D., S. D. dhe F. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

miftar dauti procedohet miftar dauti entiola mulaj

Sondazh

Poll