Politike

FOTO-LAJM/ Zero sponsorizime? Sako nxjerr ‘blof’ Veliajn, kërkon vota përmes reklamave në Facebook

Ajo ka publikuar një postim, përmes të cilit kërkon votën e qytetarëve të Durrësit, por nuk është mjaftuar vetëm me ata që e ndjekin.

19 Prill 2023, 23:22 Nga F.M
FOTO-LAJM/ Zero sponsorizime? Sako nxjerr ‘blof’ Veliajn,
Emirjana Sako dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sdeklaruar se Partia Socialiste nuk mbështet kandidatët me sponsorizime në rrjetet sociale, por Durrësi bën përjashtim.

“Fushata e Partisë Socialiste, nuk mbështetet në sponsorizime Facebook-u e as në gënjeshtra si ajo e tramit, por në punë konkrete dhe angazhime të vërteta,”- thoshte Veliaj më 5 prill, por kandidatja e selisë rozë, Emirjana Sako e ka shkelur këtë rregull.

Ajo ka publikuar një postim, përmes të cilit kërkon votën e qytetarëve të Durrësit, por nuk është mjaftuar vetëm me ata që e ndjekin.

Sako e ka sponsorizuar këtë postim në mënyrë që të shfaqet në profilin e sa më shumë përdoruesve të rrjetit social. Kjo, përkthehet në më shumë audiencë, e ndoshta në një tjetër mandat....

emirjana sako erion veliaj

Sondazh

Poll