Aktualitet

Klodiana Lala: Nikulaj kishte dy gra, jetonte me të dyja në një shtëpi, njëra ishte në kuzhinë kur u vra

Lala u shpreh se Nikulaj la pas katër fëmijë. 

19 Prill 2023, 23:02 Nga F.M
Klodiana Lala: Nikulaj kishte dy gra, jetonte me të dyja në një
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga jeta private e Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra sot. E ftuar në "Opinion", Lala tha se Nikulaj kishte dy gra dhe se jhetonte me të dyja në një shtëpi. Ajo shtoi se në momentin që ka ndodhur vrasja, gruaja e parë ka qenë në kuzhinë, pasi punonte aty. Lala u shpreh se Nikulaj la pas katër fëmijë. 

"Këtu është dera, kjo është dera nga ku ka hyrë. Ky është vjehrri, babai i bashkëshortes së parë. Ai ka dy bashkëshorte, jeton me të dyja në të njëjtën shtëpi. Ka katër fëmijë meto, dy djem dhe dy vajza. Njëra nga bashkëshortet punonte në kuzhinën e hotelit dhe ishte në punë në momentin që ndodhi ngjarja,"- tha Lala. 

Ardian Nikulaj (Marku) u vra këtë mesditë teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi ka braktisur motorin, ka hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze. Dyshohet se është larguar në drejtim të Shkodrës. 51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

klodiana lala ardian nikulaj

Sondazh

Poll