Aktualitet

"Si guxojnë kur e dinë që ti je këtu"/ Atentati ndaj 'Leksit të druve', Artan Hoxha: Nikulaj ishte prezent kur ndodhi

Hoxha tha se është habitur në momentin që e ka marrë vesh këtë gjë, pasi Nikulaj njihej në zonë dhe askush nuk do të guxonte të sulmonte në praninë e tij. 

19 Prill 2023, 22:53 Nga F.M
"Si guxojnë kur e dinë që ti je këtu"/ Atentati
Artan Hoxha dhe Anila Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se biznesmeni që u vra sot, Ardian Nikulaj, ka qenë prezent në momentin që i kanë bërë atentat Aleksandër Dedës, të njohur si Leksi i Druve. I ftuar në "TOP STORY", Hoxha tha se është habitur në momentin që e ka marrë vesh këtë gjë, pasi Nikulaj njihej në zonë dhe askush nuk do të guxonte të sulmonte në praninë e tij. 

"Edhe në atentatin e 6 marsit të vitit të kaluar Ardjan Nikulaj ka qenë i pranishëm në një lokal në qendër të Lezhës ku u bë një atentat. Unë atë natë i kam thënë kush e merr guximin t’i qëllojë kur ti ishe mbrapa. Atentati ishte ndaj Aleks Dedës, i cili mori tetë plumba por fatmirësisht i shpëtoi. Personat e dyshuar për këtë atentat dyshohet të kenë pasur lidhje me Martinajn. Unë jam interesuar për të parë nëse ky kishte lidhje direkte me Martinajn. Eliminimi në këtë moment, nuk po hyj te motivet, eliminimi në atë pikë, me aq sa e njihja pika më e dobët që mund të goditej ishte te lokali vet por për të ishte e sigurt se nuk mund të afrohej njeri,"- tha Hoxha. 

Ardian Nikulaj (Marku) u vra këtë mesditë teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi ka braktisur motorin, ka hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze. Dyshohet se është larguar në drejtim të Shkodrës. 51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

artan hoxha anila hoxha

Sondazh

Poll