Aktualitet

Vrasja në Shëngjin/ Artan Hoxha: Nikulaj, i 15-ti në listën e “të fortëve” të Lezhës

Gazetarja Anila Hoxha shtoi se në këtë rast  kemi një marrëdhënie simbiotike të politikës me krimin.

19 Prill 2023, 22:46 Nga F.M
Vrasja në Shëngjin/ Artan Hoxha: Nikulaj, i 15-ti në listën
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se personi që është vrarë sot, Ardian Nikulaj renditej në listën e 15 më të fortëve në zonën e Lezhës. I ftuar në 'Top Story', Hoxha tha se ai njihej në zonë. Gazetarja Anila Hoxha shtoi se në këtë rast  kemi një marrëdhënie simbiotike të politikës me krimin.

Pjesë nga biseda:

Duma: Si e lexon hakmarrje, gjakmarrje apo ngjarje politike?

Anila Hoxha: Në kohën kur Ardian Nikulaj u fut në politikë kishte një detyrim, të nënshkronte ligjin e dekriminalizimit. Dhe çfarë bëri? Në ato kutizat pranoj që kishte kryer dy dënime, me burg dhe gjobë. Problemi këtu është se kemi një marrëdhënie simbiotike të politikës me krimin. Krimi këtë ka, do të shkoj në politikë. Mirëpo, problemi qëndron te politika. Pse e lejon?

Duma: Në listën e “të fortëve” të Lezhës, të sajtin mund ta rendisësh Nikulajn?

Anila Hoxha: Është e vështirë…

Artan Hoxha: Ardian Kulaj ishte në 15 në listën e “të fortëve” të Lezhës.

Ardian Nikulaj (Marku) u vra këtë mesditë teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi ka braktisur motorin, ka hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze. Dyshohet se është larguar në drejtim të Shkodrës. 51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

artan hoxha ardian nikulaj

Sondazh

Poll