Aktualitet

U vra sot, Nikulaj 'pajtoi' Leksin e Druve dhe deputetin socialist, 'shoi gjakrat' në kishë

Pajtimi në fjalë është raportuar edhe më herët se ka ndodhur në një kishë, por emri i 'pajtuesit' nuk dihej deri më sot. 

19 Prill 2023, 22:24 Nga F.M
U vra sot, Nikulaj 'pajtoi' Leksin e Druve dhe deputetin socialist,
Ardian Nikulaj

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Ardian Nikulaj ka shërbyer si ndërmjetës për shuarjen e një konflikti mes dy palëve në Lezhë. Në emisionin "Në Shënjestër", Lala tha se bëhet djalë për konfliktin mes ish-deputetit socialist Arben Ndoka dhe Aleksandër Dedës, personazhit të njohur si Leksi i Druve. Pajtimi në fjalë është raportuar edhe më herët se ka ndodhur në një kishë, por emri i 'pajtuesit' nuk dihej deri më sot. 

"Ai thuhet se ka shërbyer si ndërmjetës për shuarjen e një konflikti midis ish-deputetit socialist Arben Ndoka dhe Aleksandër Dedës, personazhit të njohur si Leksi i Druve. Pajtim që sipas rregullave u bë në kishë, ku palët u betuan që nuk do kishin më konflikte me njëri-tjetrin. Ndërkohë Ardian Nikulaj, njihej edhe për miqësinë e tij me të tjerë emra të botës së krimit, por edhe pse për grupin hetues është shumë herët për të dalë në një përfundim se cila është pista e vrasjes së biznesmenit 50 vjeçar, ato duket se do të ndalen te aktiviteti i tij kontrovers, midis biznesit, politikës dhe lidhjes me personazhe të botës së krimit,"- tregon Lala. 

Ardian Nikulaj (Marku) u vra këtë mesditë teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi ka braktisur motorin, ka hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze. Dyshohet se është larguar në drejtim të Shkodrës. 51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

ardian nikulaj klodiana lala

Sondazh

Poll