Aktualitet

Klodiana Lala tregon DETAJIN: Personi që mban shishen e ujit në dorë ngjitur me autorin e krimit është vjehrri i Nikulajt

Ajo tha se ai më vonë rrëfeu se kishte qenë vetëm tre metra larg autorit dhe kishte parë me sy momentin kur i kishin ekzekutuar dhëndrin.

19 Prill 2023, 22:17 Nga F.M
Klodiana Lala tregon DETAJIN: Personi që mban shishen e ujit në
Momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt

TIRANË- Fotoja që tregonte momentin e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj u publikua në të gjitha mediat këtë pasdite, pas krimit të rëndë. Ajo që tërhoqi vëmendjen, përveç momentit të ekzekutimit, ishte dhe një i moshuar që qëndronte ngjitur me autorin teksa mbante shishen e ujit në dorë. 

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në 'Opinion' tregoi se personi në fjalë ishte vjehrri i Nikulajt. Ajo tha se ai më vonë rrëfeu se kishte qenë vetëm tre metra larg autorit dhe kishte parë me sy momentin kur i kishin ekzekutuar dhëndrin.

"Ky këtu, ky i moshuari që qëndron në këmbë është vjehrri i Nikulajt. Biseduam më vnë me të he na tregoi. Ai ka qenë brenda në lokal kur është futur autori, por askujt s'ia ka marrë mendja se bëhej fjalë për diçka të tillë. Kanë menduar se ka qenë shpërndarës, postier,"- tha Lala ndër të tjera. 

Ardian Nikulaj (Marku) u vra këtë mesditë teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi ka braktisur motorin, ka hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze. Dyshohet se është larguar në drejtim të Shkodrës.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

ardian nikulaj klodiana lala vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll