Aktualitet

Përplasi për vdekje 26-vjeçarin me skuter elektrik, arrestohet shqiptari në Greqi

Ai është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.

19 Prill 2023, 22:10 Nga I.A

 

Përplasi për vdekje 26-vjeçarin me skuter elektrik, arrestohet
Foto Ilustruese

 

GREQI- Një shqiptar ka rënë në pranga në Greqi pasi ka përplasur për vdekje një të ri që po udhëtonte me skuter elektrik. Iefimerida shkruan se 60-vjeçari shqiptar përplasi me makinë një 26-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Ampelas në Paros. I riu ka qenë duke lëvizur me skuter kur është përplasur nga makina e 60-vjeçarit. Ai është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Shqiptari është arrestuar ndërkohë që shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit rrugor janë duke u hetuar nga policia.

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll